Konkurs për ndarjen e bursave 2020/2021

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
28/01/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në mbështetje të Vendimit të Kuvendit të Komunës 01.Nr. 060701-22954)20 të datës 29.09.2020, Vendimit të Kryetarit të Komunës 01.Nr.104702-1845P21 si dhe Rregullores Nr.0672016 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Ndarjes së Subvencioneve, Komuna e Kaçanikut, shpallë:

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

1. Komunae Kaçanikut, për vitin akademik 2020-2021 , do të ndan 50 bursa me nga 40 € në muaj (për 10 muaj) për student të rregullt të studimeve themelore.

Për të aplikuar për bursë, studentët duhet t'i plotësojnë këto kushte:

  • të jenë banorë të Komunës së Kaçanikut,
  • të jenë student të rregullt të Universiteteve Publike të Kosovës,
  • të kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak,
  • të jenë student të vitit të dytë e me lartë,
  • të mos jenë përsëritës të vitit,
  • të kenë notën mesatare 7,50 e më lartë, përveç studentëve të profileve deficitare (Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme, Fakulteti Teknik-Drejtimi Elektro, Arkitekturë dhe Ndërtimtari, FSHMN-Drejtimi Matematikë dhe Fizikë profili arsimor.)

2. Vlerësimi i kandidatëve bëhet me pikë, duke shumëzuar notën mesatare me koeficientin 10. Studentët përfitojnë pikë tjera në qoftë se i takojnë këtyre kategorive:

  • Është fëmijë i kategorive të dala nga lufta (i dëshmorit, i invalidit, i veteranit, i martirit) -i shtohen 2 pikë,
  • Është fëmijë nga familja me gjendje të rëndë ekonomike, person me aftësi të kufizuara, - i shtohen 2 pikë,
  • dy e më tepër student të një familje - i shtohen 1 pikë.

3. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e këtij konkursi duhet t'i paraqesin këto dokumente:

  • kërkesa për bursë,
  • kopje e dokumentit të identifikimit,
  • dëshmia e regjistrimit të vitit akademik 2020-21,
  • certifikata e provimeve të dhëna origjinal dhe kopjen e indeksit,
  • deklarata e bashkësisë familjare, ekstraktin e lindjes,
  • dëshminë se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve,
  • dëshmi që i takon kategorisë sipas pikës 2.

Afati dhe mënyra e aplikimit.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve bëhet në objektin e Komunës së Kaçanikut, Zyra pritëse (sporteli nr. 5 nga ora 08:00-16:00 çdo ditë pune.)

Afati për aplikim është 15 ditë pune, nga dita e shpalljes së këtij konkursi prej 26.01.2021 deri 15.02.2021.

Vërejte: Aplikuesi nuk mund të jetë përfitues i bursës nëse brenda vitit te njejte ka qene perfituesi nje byurse te ndarë nga pushteti qendror ose ndonjë donator tjetër për fushën e njëjtë.  Prej një familje mund të jetë përfitues vetëm një student.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme