Konkurs për gjyqtarë (54)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)
Publikuar më
11/11/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në përputhje me nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,  Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës Nr.06/L-055, Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054,  Rregulloren (03/2021) dhe Vendimit KGJK-së Nr. 306/2021 të datës 01 nëntor 2021, shpall: 

KONKURS PUBLIK 

PËR POZITËN GJYQTARË NË GJYKATAT THEMELORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

REKRUTIMI I KANDIDATËVE PËR GJYQTAR 

Numri i pozitave të shpallura: pesëdhjetë e katër (54), prej të cilave tetë (8) pozita për  komunitetin serb në Kosovë. 

  1. Këshilli, përmes këtij njoftimi publik, fton të gjithë profesionistët e kualifikuar ligjor që të  aplikojnë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës. 
  2. Me rastin e rekrutimit të një kandidati, Këshilli, në mes tjerash do të marrë parasysh kriteret si  në vijim:  

KRITERET DHE KUALIFIKIMET 

Kandidatët për t’u emëruar gjyqtar, siç parashihet në nenin 104 dhe nenin 108 të Kushtetutës së  Republikës së Kosovës, duhet plotësuar kushtet e përgjithshme si në vijim: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën  e Kosovës;
  • të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
  • të mos jetë i dënuar për vepër penale, me përjashtim të veprave penale të kryera nga  pakujdesia;
  • të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën juridike; si dhe
  • të ketë kaluar provimin për gjyqtar, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me  rregulloren 03/2021 të miratuar nga Këshilli.

DOKUMENTET E NEVOJSHME 

Kandidatët në pajtim me Rregulloren 03/2021 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe  Riemërimin e Gjyqtarëve, duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:  

  1. Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
  2. Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  3. Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  4. Çertifikatën e provimit të jurisprudencës, të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Republikën  e Kosovës;
  5. Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata;
  6. Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit; si dhe
  7. Dëshminë mbi përvojën e punës në fushën juridike, siç është përcaktuar në Ligjin për  Gjykatat;

Informatat e siguruara nga punëdhënësi për së paku tri (3) vite të përvojës profesionale në fushën  juridike, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në: përshkrimin e detyrave të punës, performancën profesionale, masat disiplinore dhe çështjet tjera që konsiderohen relevante për procesin, të  shoqëruara edhe me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive  profesionale, siç parashihen me rregullore dhe me dispozitat e ligjeve të aplikueshme. 

Kandidati mund të dorëzoj edhe dokumentet si në vijim:  

  • Publikime profesionale apo akademike; dhe/ose 
  • Informata për pjesëmarrje në trajnime.

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike:
KGJK.BurimetNjerzore@gjyqesori-rks.org
 i cili regjistrohet dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit.  

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATËT 

  1. Neni 10 paragrafi 6 i rregullores 03/2021 përcakton se procesit të rekrutimit kanë të drejtë t'i nënshtrohen vetëm kandidatët e regjistruar në Këshill, në afatin e paraparë me konkurs për aplikim  dhe dokumentacion të kompletuar. Ndërsa, kandidatët të cilët nuk kanë aplikuar brenda afatit të  paraparë në konkurs, si dhe ata të cilët kanë aplikuar në afat, por nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin  e kompletuar sipas kritereve dhe kërkesave të konkursit nuk do të merren parasysh.
  2. Neni 37 i Rregullores 03/2021 përcakton se kandidati i cili e ka përfunduar provimin dhe  trajnimin fillestar mbi arsimimin ligjor të organizuar nga ish Instituti Gjyqësor i Kosovës i  nënshtrohet vetëm intervistës me gojë dhe procesit të vlerësimit të integritetit personal dhe  aftësive profesionale, siç përcaktohet me Rregullore. Provimi dhe trajnimi fillestar mbi arsimimin  ligjor i organizuar nga ish Instituti Gjyqësor i Kosovës, siç përcaktohet në paragrafin 1 të nenit  37, do të llogaritet me dy të tretën (2/3) e maksimumit të pikëve, të dy (2) pjesëve të para të  provimit, respektivisht testit kualifikues dhe testit me shkrim. Kandidati me pëlqimin dhe  kërkesën e tij, mund t’i nënshtrohet procesit të rekrutimit që nga fillimi, sipas procedurave të  përcaktuara me rregullore.  

FORMULARI I APLIKIMIT  

Shkarko Aplikacionin 

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE  

Afati për dorëzimin e aplikacionit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga publikimi i konkursit,  gjegjësisht deri me datën 24.11.2021. 

Sekretariati i KGJK-së
Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
10000 Republika e Kosovës

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Drejtor/e në SHFMU   Istog e re
02/12/2021
Roje Objekti   Podujevë e re
02/12/2021
Ekspert/e profesional/e (7)   Prishtinë e re
01/12/2021