Konkurs për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MASHTI
Publikuar
25/03/2022
Skadon
15/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Departamenti i Arsimit të lartë dhe Shkencës, Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mbështetje të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore dt. 28 mars 2013 (Gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe Udhëzimit administrativ nr. 27/2016, dt. 22.11.2016 për mbështetjen financiare për aplikim të fondeve nga  MASHTI për botime dhe publikime shkencore, shpall:

KONKURS
(Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2022)

Fushat shkencore prioritare për aplikim

Financohen botime ose përkthime nga fushat prioritare shkencore të parapara në Programin Kombëtar të Shkencës:

  1. Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi
  2. Prodhimi bujqësor
  3. Studimet mjekësore
  4. Studimet ekonomike dhe sociale
  5. Studimet gjuhësore, kulturore dhe historike
  6. Hulumtime ndërdisiplinare për teknologjitë e komunikimit dhe informacionit.

Kriteret  dhe procedurat  për botim:

  • Të drejtë aplikimi kanë autorët me shtetësi kosovare me vepra shkencore (monografi shkencore), përmbledhje punimesh shkencore (që i bashkon një temë - libra tematikë shkencorë) dhe me përkthime të veprave shkencore të autorëve kosovarë dhe të huaj (gjuhë e huaj - shqip/serbisht dhe shqip/serbisht - gjuhë e huaj), kurse institucionet shkencore të Republikës së Kosovës mund të konkurrojnë me revista shkencore të cilat botohen dhe përmbushin standarde të njohura ndërkombëtare.
  • Me përkthime të veprave shkencore, mund të konkurrojnë edhe autorë që janë jashtë vendit, nëse veprat e tyre shkencore me përmbajtjen e tyre, i referohen në mënyrë të qartë Republikës së Kosovës. Në një rast të tillë, aplikimin duhet ta dorëzojë njëri nga autorët a recensentët që punojnë në Republikën e Kosovës.
  • Do të merren në konsideratë për botim vetëm libra ose punime që janë të gatshme për botim.
  • Një autor ka të drejtë të aplikojë vetëm me një libër apo punim.
  • Institucionet shkencore mund të aplikojnë me vetëm një numër reviste duke iu përmbajtur kritereve dhe procedurave për përkthim në gjuhë të huaja.
  • Mbështeten botimet ose përkthimet që shquhen për cilësi të lartë shkencore dhe që botimi/përkthimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa mbështetje financiare. Merren në konsideratë për botim përkthimet e monografive shkencore dhe publikimeve tjera konform Udhëzimit administrativ (MASHTI) nr. 27 /2016 për mbështetjen financiare për aplikim të fondeve nga MASHTI për botime dhe publikime shkencore.

Përkthimet

  • Mbështeten përkthime në një gjuhë të huaj me reputacion  ndërkombëtar.
  • Përkthimi duhet të bëhet nga një njohës me eksperiencë të gjuhës përkatëse dhe kjo të konfirmohet me dëshmi përkatëse duke ofruar bibliografitë e përkthyesve.
  • Financohen përkthimet që shquhen për cilësi të lartë shkencore që kanë relevancë në promovimin e vlerave historike, gjuhësore, kulturore dhe shkencore të Kosovës.
  • Pajtimin e shtëpisë botuese të vendit ku botohet punimi shkencor si dhe definimin e të drejtës së autorit.
  • Cilësia shkencore e punimit garantohet së paku nga tri recensione.

Kush mund të aplikojë ?

  • Aplikimet për botime të veçanta bëhen vetëm prej personit fizik.
  • Merren parasysh botimet e individëve dhe institucioneve që e ushtrojnë veprimtarinë shkencore në Republikën e Kosovës.
  • Aplikimi bëhet vetëm prej autorit (redaktorit).

Aplikacionet për botim duhet të kenë këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja)
  • Aplikacioni i plotësuar me të dhënat në detaje të aplikuesit apo institucionit
  • Tri recensione të punimit (dy vendore dhe një ndërkombëtare)
  • Pajtimin e shtëpisë botuese si dhe definimin e të drejtës së autorit
  • Deklaratë e noterizuar nga autori që libri/punimi nuk është i botuar pjesërisht apo tërësisht më herët
  • Dy kopje të dorëshkrimit të përfunduar dhe të gatshëm për botim, (dorëshkrimet e pa përfunduara nuk do të shqyrtohen)
  • Një kopje e versionit final në formë elektronike (USB), si dhe
  • Kërkesat tjera ne bazë të UA për botime dhe publikime.

Konkursi mbetet i hapur nga 28.03.2022-15.04.2022

Aplikacioni me dokumentacion të kompletuar dorëzohet  në arkivin e MASHTI-it,  zyra nr. 4,  ndërsa të gjitha informatat rreth aplikimit merren në  zyrën  nr. 302/b, kati 3 te z. Fidan Kozhani.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimi me vonesë  nuk shqyrtohen.

Detajet e Kontaktit;
Emri:  Fidan Kozhani
Posta elektronike :
e-mail: fidan.kozhani@rks-gov.net ,
Adresa postare :
Rr. Agim Ramadani p. n 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel.+381(0) 38 200 20123

Për informata më të detajuara dhe kushtet specifike mund te njoftoheni duke e shkarkuar Udhëzimin administrativ me nr: 27/2016, në vegëzën e web: http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/12/rotated-1.pdf.

Shpalljet e ngjashme