Konkurs për dizajnimin e logos së Operës së Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
10/11/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Dizajn  
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

KONKURS PUBLIK PËR DIZAJNIMIN E LOGOS SË OPERËS SË KOSOVËS 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpall konkurs publik për dizajnimin e Logos së institucionit Opera e Kosovës, themeluar me vendimin Nr.08-V-053, tw datws 02.08.2021 nga Kuvendi i Kosovws. 

Vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga një komision profesional i themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Kriteret e dizajnimit të llogos: 

  • Të jetë origjinale, unike dhe të mos jetë imitim I ndonjë llogoje ekzistuese.
  • Të ketë pasqyrim artistik të veprimtarisë së Operës së Kosovës;
  • Të shprehë funksionin dhe mandatin e Operës së Kosovës;
  • Të jetë e kuptueshme lehtësisht;
  • Të përçoj mesazh të qartë;
  • Të jetë e dallueshme, t’i rezistojë kohës dhe të jetë e lehtë për tu mbajtur në mend;
  • Të jetë lehtë e përshtatshme për vendosje në dokumente fzike dhe në paraqitje elektronike, e lehtë për shtyp, në sfonde të bardha dhe të errëta;
  • Të jetë lehtë e përdorshme në madhësi të ndryshme;
  • Të ketë shpjegim të secilit detaj të propozuar në llogo.

Mënyra e aplikimit

Logoja duhet të dorëzohet në pliko të mbyllura me shifër dhe pa emër të autorit në CD, bashkë  me një version vektor të logos dhe po ashtu e shtypur në kopje fizike.  Dosja e aplikimit duhet të përmbajë një manual të shpjegimeve të përmbajtjes dhe përdorimit. 

Aplikacioni duhet të ketë mbishkrimin “ Për dizajnin ideor të logos së Operës së Kosovës” 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme: 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Prokurimit, Nr. 20; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës 

Kush mund të konkurojë: 

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë artistët nga Kosova, rajoni dhe bota. Konkursi është i natyrës garuese dhe ideja më e mirë e përzgjedhur do të shpërblehet me 2,500 €. 

Të drejtat e autorit për propozimet e përzgjedhura barten nga propozuesi tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Data e fundit për aplikim 30.11.2021

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
29/11/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021