Konkurs për dhënien në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Publikuar më
27/10/2020
Qyteti
Drenas
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Konkurs publik për dhënien në shfrytëzim dhe administrim të Inkubatorit të Biznesit në Parkun e Biznesit në Drenas

Bazuar në nenin 11 paragrafi 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 15/2016 për Mënyrën e Themelimit, Funksionimit dhe Administrimit të Inkubatorëve të Biznesit, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nën mandatin e saj ka mbështetjen e NVM-ve dhe krijimin e ambientit të favorshëm për ushtrim të veprimtarisë së biznesit, andaj fton dhe inkurajon të gjithë personat fizik dhe juridik që të aplikojnë për marrjen në shfrytëzim dhe administrim të “Inkubatorit të Biznesit në Drenas”.

Inkubatori i Biznesit gjendet në Parkun e Biznesit në Drenas (PBD), magjistralja Prishtinë – Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme, Drenas.

Inkubatori i Biznesit ofron gjithsej 13 hapësira (zyra) të madhësive të ndryshme të gatshme për shfrytëzim dhe të pajisura me inventar themelor (tavolinë pune, karrige dhe dollap) në total prej 371.22 m² .

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat fizik ose juridik të përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ nr. 15/2016 për Mënyrën e Themelimit, Funksionimit dhe Administrimit të Inkubatorëve të Biznesit.

Kriteret teknike;

  • Duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës, si OJQ ose si shoqëri tregtare. Dëshmuar me kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të OJQ-së ose të Biznesit;
  • Vërtetim tatimor me të cilën vërtetohet se aplikuesi nuk ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera ose është në marrëveshje për shlyerjen e borxhit me ATK;
  • Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime, kërkohet origjinali jo më i vjetër se 30 ditë;
  • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
  • Kopjen e letërnjoftimit të personit/ve në emër të cilit/ve është i regjistruar Aplikuesi.

Kriteret vlerësuese për dhënien në shfrytëzim dhe administrim të Inkubatorit të Biznesit në PBD janë të poshtëshënuara:

  • Duhet të ketë se paku tri (3) vite përvojë pune në zhvillimin dhe avancimin e bizneseve
    • Dëshmi që ka ofruar trajnime, këshillime, hartime të dokumenteve të ndryshme për biznese (plan biznesi, marketing, kontabilitet etj). Dëshmuar me listën e bizneseve përfituese të nënshkruar dhe vulosur nga ana e aplikuesit (origjinal), deri në 40 pikë;
  • Të ketë staf profesional në menaxhim dhe zhvillim të bizneseve
    • Se paku dy (2) ekonomist/e me përvojë pune minimum 5 vjeçare të dëshmuar me CV dhe kontratë pune apo referencë për përvojën e tyre. Njëherit aplikuesi duhet të ketë kontratë apo marrëveshje paraprake për angazhimin e këtyre ekonomistëve në menaxhim dhe zhvillim të bizneseve fillestare, deri në 30 pikë;
  • Planin e zbatimit për menaxhimin, administrimin dhe monitorimin e bizneseve fillestare të vendosura në inkubatorë.
    • Përshkruar në mënyrë kronologjike nga dy deri në katër faqe, deri në 30 pikë;

Vizita në Inkubator:

MTI/Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, për të gjithë të interesuarit do të organizojë vizita në Inkubatorin e Biznesit në PBD, me qëllim që të njoftojë të interesuarit me hapësirat dhe madhësitë e zyrave, që ofron ky inkubator i Biznesit. Vizitat realizohen çdo të Enjte ora 09:00-11:00 gjatë periudhës sa është i shpallur konkursi.

Afati i dhënies në shfrytëzim dhe administrim të Inkubatorit të Biznesit

Afati për dhënien në shfrytëzim dhe administrim të Inkubatorit të Biznesit në PBD është pesë (5) vite me mundësi vazhdimi edhe për pesë (5) vite tjera nëse shfrytëzuesi ka zbatuar në tërësi obligimet kontraktuese. Çmimi për m² është tri (3) euro për vit. Të gjitha obligimet dhe detyrimet do të nënshkruhet në kontratën e përbashkët: përfituesi (në cilësinë e qiramarrësit) dhe në anën tjetër MTI dhe Komuna e Drenasit (në cilësinë e qiradhënësit).

Vlerësimi i aplikacioneve

MTI së bashku me Komunën e Drenasit themelon Komisionin prej katër (4) anëtareve (2 nga MTI dhe 2 nga Komuna) për vlerësimin e kërkesave/aplikacioneve sipas kritereve të përcaktuara me këtë shprehje të interesit për dhënien në shfrytëzim dhe administrim të Inkubatorit të Biznesit në PBD.

Të drejta dhe obligimet e palëve

Të drejtat dhe obligimet e palëve, themeluesit të Inkubatorit të Biznesit në PBD dhe shfrytëzuesit të Inkubatorit të Biznesit të përzgjedhur përcaktohen me kontratë.

Tërheqja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Njoftimi për konkurs publik është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net.

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë sipas konkursit publik duhet të aplikojnë duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin në zyrën e arkivit të Ministrisë në formë fizike në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p. n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 26.11.2020 në orën 16:00. Aplikimet pas afatit kohor nuk do të merren parasysh.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara në këtë konkurs publik.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e, Edukatore   Rahovec e re
23/11/2020
23/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020