Konkurs për bursa studentë Komunës së Lipjanit (80)

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
20/10/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020, Rregullores 15Nr. 670-47372 të datës 30.09.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020 dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës 1Nr. 670 55438 të datës 14.09.2021 për caktimin e numrit të bursave dhe shumës financiare për një bursë për studentë për vitin akademik-shkollor 2021/2022, Drejtorati për Arsim i Komunës së Lipjanit shpallë: 

KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË LIPJANIT 

Komuna e Lipjanit ndanë 80 (tetëdhjetë) bursa për studentë të cilët studiojnë në Universitetet dhe Kolegjet e Republikës së Kosovës për vitin akademik 2021/2022. Vlera e bursës është 500 € për vitin akademik

Kushtet dhe kriteret:

Të drejtë për të aplikuar për bursë komunale kanë studentë të cilët i plotësojnë këto kushte: 

  • Të jenë banorë rezident të Komunës së Lipjanit
  • Të jenë të regjistruar në vitin akademik për të cilin ndahen bursat
  • Të kenë certifikatën e notave
  • Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër për vitin e njëjtë akademik,
  • Të mos jenë të punësuar.

Niveli i studimeve për të cilën ndahet bursa është themelore (bachelor), studentë aplikues duhet të jenë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve.

Studentët do të vlerësohen me pikë nga Komisioni duke u bazuar në sukseset e arritura në vitin paraprak në pajtim me kriteret e përcaktuar me dispozitat e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020 dhe Rregullores 15Nr. 670-47372 të datës 30.09.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020, këto fusha të studimit: 

  • Fakulteti i Arteve
  • Fakulteti i Shkencave Sportive
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti Filologjik
  • Fakulteti i Edukimit
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
  • Fakulteti Filozofik
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe kompjuterike

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Ekstraktin e lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikata mbi vendbanimin
  • Deklaratën e bashkësisë familjare
  • Certifikatën e notave
  • ID e fakultetit
  • Konfirmimin e llogarisë bankare
  • Vërtetim nga fakulteti që nuk merrni bursë nga fakulteti
  • Dokumentin zyrtar të lëshuar nga organi kompetent si dëshmi se është fëmijë i dëshmorit, invalidit, veteranit dhe martirit të luftës së UÇK, është person me aftësi të kufizuara, asistencë sociale si dhe dëshminë se nuk i ka prindërit në jetë.

Aplikacioni merret në zyrën e pranimit te Komunës dhe dorëzohen ne ketë zyre në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit.

Shënim: Të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet të jenë origjinale

Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen

Shënim: Rregulloren për Ndarjen e Bursave për Student mund ta gjeni faqen e Komunës.

⇒ Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email