Konkurs per bursa per studentet nga Malisheva

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Publikuar më
10/07/2020
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Mbështetur në nenin 12 par. 12.2 shkronja ( c dhe d ), neni 13, 17 shkronja ( h ) 24 dhe neni 58
( shkronja b dhe d) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale ( Ligji nr.037L040) dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, Vendimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës nr. 017619, dr. 03.07.2020, dhe rregullores së Kuvendit të Komunës me numër 024333, të datës 17.12.2015 Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, me datë 06-07-2020 shpallë konkurs

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS PËR VITIN AKADEMIK. 2020.

Të gjithë studentëtvet e rregullt,të Komunës së Malishevës, pa kurrfarë dallimesh etnike, gjinore, racore, fetare dhe politike, që janë të regjistruar në fakultetet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar studentët në studimet Master dhe të Doktoratës, kanë të drejtë të konkurrojnë për bursë për studime të rregullta.

Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës do të ndajë gjithsejtë dyqind ( 200) bursa për studentë, në vlerë prej pesëdhjetë euro ( 50 €), për një muaj, dhe e njëjta do të ndahet për 6 (muaj).

Kriteret e përgjithshme për të fituar bursën-subvencionin nga Komuna e Malishevës:

  • Të kenë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa
  • Të mos jenë shfrytëzues)e të ndonjë burse tjetër ose të jenë të punësuar
  • Kandidatëtjet që janë regjistruar për herë të parë në fakultete, duhet të kenë dëshminë e suksesit të shkollës së mesme dhe diplomën paraprake
  • Të paraqesin dëshmi për gjendjen ekonomike-sociale të familjes
  • Gjendja ekonomike-financiare e familjes së kandidatites vërtetohet në bazë të dëshmive të lëshuara nga Qendra për Punë Sociale në Malishevë. Komisioni ruan të drejtën të hulumtojë dhe vërtetojë gjendjen reale ekonomike-financiare të kandidatitJes
  • Prioritet kanë studentët e familjeve të dëshmorëve-invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, me gjendje te rëndë ekonomike, si dhe rastet sociale, të cilat duhet të vërtetojnë me dokumentacion përkatëse.

Në kushte të barabarta përparësi do të kenë, të gjitha këto kategori:

  • Fëmijët e invalidit të luftës, veteranit të luftës
  • Fëmijët e martirit të luftës
  • Studenti me gjendje të rëndë sociale
  • Fëmija që është nën mbikëqyrje të nënës
  • Studenti që është me aftësi të kufizuar dhe studenti në familjen që ka dy e më tepër studentë
  • Fëmija pa prindër
  • Studenti që ka marrë diplomë, mirënjohje, certifikata kombëtare ose ndërkombëtare në ndonjë garë-konkurs në lëmin arsimor
  • Të jetë pjesë e fakulteteve deficitare për të cilat ka nevojë komuna
  • Studentët që studiojnë në Universitetet Publike
  • Shfrytëzues të bursave mund të jenë vetëm studentët me vendbanim të përhershëm në Komunën e Malishevës
  • Shfrytëzues të bursës studentore mund të jenë vetëm studentët e rregullt
  • Studentët që janë shfrytëzues të bursës universitare apo ndonjë burse tjetër nuk mund të jenë edhe shfrytëzues të kësaj burse
  • Studentët që janë në marrëdhënie pune nuk mund të jenë përfitues të bursës,

Dokumentet e nevojshme për aplikim :

  • Çertifikata e notave (origjinale), së bashku me kopjen e indeksit me të gjitha provimet e dhëna
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Deklarata e bashkësisë familjare
  • Çertifikatën e vendbanimit,
  • Diplomat, mirënjohjet, çertifikatat për suksesin e arritur në gara -konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin arsimor
  • Dëshmia se është invalid i luftës, apo veteran i luftës, se është fëmijë i dëshmorit, i veteranit të luftës, martirit të luftës, se është person me nevoja të veçanta dhe se është nga familja përfituese në skemën sociale.
  • Dëshmia që Student-ja është invalid të luftës, veteran i luftës, anëtarë të familjes së dëshmorit, invalidit të luftës, veteranit të luftës, martirit të luftës, me gjendje të rëndë sociale, studentë me nevoja të veçanta duhet të sjellin dëshmitë nga shoqatat dhe institucionet përkatëse
  • Vërtetimi se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik 2020 (i rregullt).

Vërejtje : Bursat ndahen për gjashtë muaj.

a. Tek studentët e një profili me kushte të barabarta do të merret për bazë mesatarja më e lartë e notave profesionale.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim deri më datë, 21.07.2020, (15 ditë kalendarike ) duke filluar nga dita e shpalljes në tabelën e shpalljeve të Komunës së Malishevës. Dokumentet pas aplikimit nuk kthehen, kështu që duhet të jenë të fotokopjuara për ato që mendoni t'i posedoni më tej.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara duhet të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në Malishevë ( objekti i ri i administratës). Të gjitha kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

22/10/2020
21/10/2020
Ndihmës serviser   Prishtinë e re
21/10/2020