Konkurs për bursa për studentët nga Komuna e Klinës

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna e Klinës
Publikuar më
13/07/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në bazë të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Klinës, miratuar nga Kuvendi Komunal, me nr.01 Nr. 06-8132) 2020 të datës 4.3.2020, dhe Vendimit të Asamblesë Komunale nr. 01-06-21100721 te datës 01.07.2021, Drejtoria e Arsimit në Klinë shpall :

KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË KLINËS

Sipas këtij konkursi ndahen 30 (tridhjetë) bursa, për studentë të dalluar të Komunës së Klinës në vlerë prej 50 € për një muaj në kohëzgjatje njëvjeçare, për vitin akademik 2020-2021.

1. KUSHTET DHE KRITERET E APLIKIMIT

Për fitimin e bursave të studimeve kanë të drejtë të konkurrojnë kandidatët që i
plotësojnë kushtet si në vijim:

  • Të jenë studentë të cilët studiojnë në universitete publike të Republikës së Kosovës, por jo edhe ata me vetëfinancim, korrespodencë, studentët në studime pasuniversitare — master dhe doktoratë
  • Të jenë studentë të rregullt, të vitit të 2-të e më lart
  • Të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Klinës
  • Të kenë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa
  • Të jenë studentë që nuk janë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër nga buxheti i Kosovës si dhe të mos jenë të punësuar në institucione publike
  • Studentët që nuk janë përsëritës të vitit.
  • Stundentë që kanë notën mesatare 7.5 e më të lart, përveç studentëve të profileve deficitare, si në pikën 1.7 të këtij neni,
  • Përparësi në fitimin e së drejtës për bursë do të kenë studentët që studiojnë në lëmënjtë deficitarë ( Fakulteti i Mjekësisë- Drejtimi i Përgjithshëm, Stomatologji, Infermieri, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike, Drejtim të Matematikës-profili Arsimor dhe Drejtime të Fizikës-profili arsimor).

II. KRITERET DHE PËRPARËSITË E PËRFITIMIT TË BURSËS

Për suksesin e arritur në mësime në vitin paraprak, kandidati vlerësohet me pikë si
në vijim:

  1. Poentimi vlerësohet me po aq pikë sa është nota mesatare e studentit
  2. Përparësi në start kanë profilet deficitarë si nga pika 1.7 të cekur më lart në këtë konkurs, do të poentohen me 5 pikë bonus.

Sipas kushteve dhe kritereve të njëjta të cekura në pikën 1 dhe 2, të nenit II, do të kenë përparësi:

1) Studentët fëmijë 1 dëshmorit, të viktimave civile të luftës, të veteranit dhe të invalidëve të luftës:

2) Studentët me aftësi të kufizuar,

3) Studentët e gjinisë femërore.

III. Nëse përfituesi i bursës ndërron fakultetin, humb të drejtën e shfrytëzimit të bursës.

IV. Studenti përfitues i bursës obligohet ta kthejë bursën e komunës, nëse konstatohet se merr bursë nga ndonjë njësi tjetër buxhetore.

Dokumentet e nevojshme për aplikim ( të gjitha origjinale ):

  • Certifikata e notave,
  • Vërtetimin se studenti ka regjistruar semestrin e fundit për vitin akademik 2020-2021 si student i rregullt,
  • Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm,
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Vërtetimi se aplikuesi është fëmijë i dëshmorit, të viktimave civile të luftës, të veteranit dhe të invalidëve të luftës, apo person me nevoja të veçanta.

Vërejtje:

Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e publikimit zyrtar në faqen zyrtare të komunës (nga data 12.07.2021 deri më 26.07.2021).Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.

Të gjithë studentët e interesuar duhet të marrin aplikacionin në DKA dhe të plotësuar bashkë me dokumentacionin tjetër t'i dorëzojnë në Drejtorinë e Arsimit në Klinë gjatë orarit zyrtar të punës (8- 16).

Për dokumentet e pa kompletuara dhe jo valide do te mbaje përgjegjësi studenti që aplikon.

Kundër vendimit të shpalljes së listës së përfituesve të bursave nga komisioni për ndarjen e bursave, lejohet ankesa, e cila i drejtohet komisionit të ankesave, i formuar “ad hoc” me vendim të Kuvendit të Komunës. Ankesa ushtrohet në afat prej 7 ditëve nga dita e shpalljes së listës së përfituesve të bursave nga ana e komisionit.

Komisioni për shqyrtimin e ankesave, në afat prej 15 ditësh duhet të vendosë lidhur me ankesën e ushtruar.

Shpallja e plotë.