Konkurs për bursa për studentë të Komunës Gjakovës

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
28/04/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Me dt. 28/04/2021

Duke u bazuar në dispozitat e nenit 62 paragrafi 62.3 të Ligjit Nr.037L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 7 të Rregullore Për Ndarjen e Subvencioneve të Komunës së Gjakovës me numër të protokollit 01 Nr.110701-3560 të dt.04)0212020, Drejtori i Drejtorisë për Arsim shpall:

KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË GJAKOVËS

Komuna e Gjakovës ndan 61 (gjashtëdhjetë e një) bursa për studentë si dhe 5 (pesë) bursa për komunitetet pakicë të cilët studiojnë në Universitetet Publike të Kosovës, për vitin akademik
2020/2021, në këto fusha studimi:

Fakulteti i Arteve

  • Drejtimi muzikë 1 bursë
  • Drejtimi art 1 bursë
  • Drejtimi aktrim 1 bursë

2. Fakulteti i Shkencave Sportive - 2 bursa

3. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

  • Drejtimi konstruktiv 2 bursa
  • Drejtimi hidroteknike 2 bursa
  • Drejtimi arkitekturë 2 bursa
  • Drejtimi gjeodezi 2 bursa

4. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 3 bursa

5. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 4 bursa

6. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

  • Drejtimi Bujqësi - 1 bursë
  • Drejtimi Veterinari - 1 bursë

7. Fakulteti i Mjekësisë

  • Drejtimi Mjekësi e Përgjithshme - 8 bursa
  • Drejtimi Farmaci - 2 bursa
  • Drejtimi Stomatologji - 2 bursa

8. Fakulteti i Shkencave Matematiko — Natyrore

  • Drejtimi Matematikë 4 bursa
  • Drejtimi Shkenca Kompjuterike 2 bursë
  • Drejtimi Fizikë 3 bursa
  • Drejtimi Kimi 2 bursë
  • Drejtimi Gjeografi 2 bursë
  • Drejtimi Biologji 2 bursë

9. Fakulteti Filologjik 2 bursa

10. Fakulteti Filozofik 2 bursa

11. Fakulteti Ekonomik 2 bursa

12. Fakulteti Juridik 2 bursa

13. Fakulteti i Edukimit 2 bursa

14.Fakulteti i Shkencave Kompjuterike 2 bursa

15. Komunitetet pakicë - 5 bursa

Vetëm studentëtet që janë banorë të komunës së Gjakovës, pa kurrfarë dallimesh etnike, gjinore, fetare dhe politike, që janë të regjistruar në fakultete të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke perjashtuar studentët ne studime pasuniversitare — master dhe doktoratë, kanë të drejtë të konkurrojnë për ndarjen e bursave të studimeve.

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

a. Nota mesatare prej 9 — 10 në fakultete ose suksesi i shkelqyeshem  — (20) pikë
b. Nota mesatare prej 8 — 9 në fakultete ose suksesi shumë i mirë  - (15) pikë
c. Nota mesatare prej 7 — 8 në fakultete ose suksesi i mirë - (10) pikë
d. Rastet me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale - (20) pikë
e. Fëmijët pa prind - (20) pikë
ë, Personat me aftësi te kufizuara -  (15) pikë

Në kushtet e barabarta të vlerësimit të kritereve, përparësi kanë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës dhe familjeve që kanë dy apo më tepër studentë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim :

  • Aplikacioni sipas formës së Komunës,
  • Kopja e ID-ës së studentit:
  • Kopja e letërnjoftimit:
  • Ekstrakti i lindjes:
  • Deklarata e bashkësisë familjare:
  • Vërtetimi se studenti ka regjistruar vitin akademik 2020172021, sipas vitit të aplikimit për bursë (origjinale):
  • Certifikata e notave (origjinale):
  • Vërtetimi që studenti nuk është përfitues i bursës nga Universiteti apo MASHTI
  • Certifikata , Diplomave për përfundimin e shkollës së mesme të lartë (kopje). Çdo aplikacion në mungesë të këtij dokumenti konsiderohet se nuk është banor i Komunës së Gjakovës për më tepër se 10 vite:
  • Vërtetimit nga Administrata Tatimore që nuk jeni në marrëdhënie pune
  • Për anëtarin e ngushtë të familjes së dëshmorëve: Vendimi / Vërtetimi se është anëtar i ngushtë i familjes se deshmoreve
  • Për anëtarin e ngushtë të familjes në asistencë sociale: Vendimi / Vërtetimi që dëshmon se aktualisht është shfrytëzues i ndihmës sociale (origjinale):
  • Për studentë e regjistruar për herë të parë në vitin akademik aplikues: Kopjet e vërtetuara të dëftesave dhe të diplomës për përfundimin e shkollës së mesme:
  • Për studentë me nevoja të veçanta: Vendimi 1 Vërtetimi zyrtar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale:

Vërejtje : Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar nuk do të shqyrtohen.

Komisioni Vlerësues:

Përzgjedhja e përfituesve bëhet nga komisioni vlerësues i propozuar nga ana e një: ërkuese duke u aprovuar me vendim nga ana e Kryetarit të Komunës. Komisioni vlerësues nuk është organ i përhershëm, por emërohet pas publikimit të thirrjes për aplikim dhe shpërbëhet menjëherë pas përfundimit të procedurës së vlerësimit. Komisionit vlerësues është përgjegjës për menaxhimin e vlerësimit, përgatitjen e listës së shkurtë dhe listës së përfituesve përfundimtar. Në rast kur në një profil të caktuar nuk ka aplikues 7 përfitues të bursës, atëherë komisioni i vlerësimit ka të drejtën e rialokimit të bursave tek profilet me prioritet. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni pas shqyrtimit të kërkesave përpilon një raport 7 procesverbal të punës dhe të in e dorëzon tek Drejtori i njësisë përkatëse, ie cilla mbi bazën e rekomandimeve nga raporti, ia përcjell dokumentacionin Kryetarit për vendimmarrje.

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa për kushtet e shfrytëzimit do të nënshkruajnë kontratë të
veçantë, ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në tabelën e shpalljeve në Drejtorinë e Arsimit, në mjetet e informimit publik dhe në vveb-faqen e Komunës së Gjakovës.

Konkursi mbetet i hapur prej dt.28/04/2021 e deri më dt.12/05/2021.

Aplikacioni i kërkesës merret në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë dhe i plotësuar dorëzohet në zyrën për pranim dhe arkiv në komunën e Gjakovës çdo ditë pune prej orës 10:00 deri 15:00.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

26/07/2021
26/07/2021
22/07/2021
Roje Objekti   Podujevë
22/07/2021
Roje   Istog
22/07/2021