Konkurs për bursa për studentë nga Komuna Istog

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
24/03/2022
Skadon
06/04/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Bursa  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Duke u bazuar në nenin 62 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale e në harmoni me Rregulloren Komunale Nr.03/2019 për Ndarjen e Bursave për Studentët e Komunës së Istogut, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog shpall këtë: 

Konkurs

I. Për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2021/2022 

  • Bursat ndahen r vitin akademik 2021/2022 për shkollimin universitar themelor.
  • Numri i Bursave të planifikuara 30 (tridhjetë)
  • Bursat akordohen me kohëzgjatje prej nje 1 (një) viti akademik më të drejtë vazhdimi, nëse përfituesi i bursës e ka regjistruar më sukses vitin pasues.
  • Lartësia e bursës është 50 euro (pësdhjetë euro) për muaj respektivisht në shumën e përgjithshme prej 600 euro (gjashqind euro) për vitin akademik të studimeve

II. Kriteret për ndarjen e bursave 

Kandidatët vlerësohen sipas kritereve si me poshtë: 

  • Studentët e familjeve të cilët nuk kanë asnjë anëtar nga familja e ngushtë të  punësuar dhe nuk krijojnë të ardhura nga asnjë veprimtari, dëshmohet me vërtetim të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, vërtetimet duhet të jenë për secilin anëtar familjes së ngushte që kanë moshën mbi 18 vite, prandaj mos sjellja e vërtetimit ndonjërit prej anëtareve familjes do të pasoj, me mos njohje të pikëve të parapara në këtë kategori kjo kategori  vlerësohen me 10 pikë
  • Studentët cilët nga familja e ngushtë kanë një anëtar me nevoja të veçanta vlerësohen me 5 pikë;
  • Studenti i vetëm nga familja e ngushtë vlerësohet me 5 pikë, dy student vlersohën me 10 pikë, tre e me shumë vlersohën me 15 pikë.
  • Studentët nga familja në asistencë sociale vlersohën me 10 pikë.
  • Studentet me nevoja veqanta vlersohën me 15 pikë.
  • Studentet nga familja e ngusht e deshmorit, vlersohen me 15 pikë.
  • Studentet nga familja e ngusht e invalidit luftës, nga familja e ngusht e veteranit të luftes , studentet e viktimave civile të luftes vlersohën me 10 pikë.
  • Studentet pa dy prindërit vlersohen me 15 pikë ndërsa ata me njërin prind vlersohen me 10 pikë.
  • Studentet të cilët vijnë nga drejtimet deficitare të përcaktuara me nenin 4 të kësaj Rregullorje vlersohen me 10 pikë

Në rast studentët grumbullojnë pikë të njëjta, përparësi i jepet kandidatëve femra e në rast kandidatët janë të gjinisë njëjtë përparësi i jepet kandidatit që studion lëmin deficitare

Përfitues të bursës janë ata kandidat arrijnë të bëjnë pikë më shumë duke u renditur në listë

III. Aplikuesi nuk mund jetë përfitues i kësaj burse nëse brenda vitit të njëjtë fiskal ka qenë përfitues i një burse të ndarë nga pushteti qendror (Ministria e Arsimit apo Universiteti) ose ndonjë donator tjetër për fushën e njëjtë apo i punësuar. 

IV. Dokumentet e nevojshme për aplikim për Bursa (Kushtet për Aplikim) 

Për realizimin e të drejtës në bursë kandidatët (aplikuesit) duhet t'i plotësojnë kushtet si me poshtë. 

  • Dokument i identifikimit (kopja e letërnjoftimit);
  • Certifikatën e vendbanimit;
  • Certifikata apo (Vërtetimi) që deshmon së është student i rregullt dhe të mos ketë  humbur vitin shkollorë gjatë studimeve.
  • Vërtetimi i regjistrimit të semestrit për vitin vijues të studimeve 2021/2022;
  • Certifikatën e bashkësisë familjare.
  • Studentët e vitit të parë sjellin kopjet e diplomës dhe dëftesat nga shkolla e mesme të vërtetuara;
  • Si dhe vërtetimet për secilën kategori parapara me pikën 2 të këtij konkursi
  1. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar në Universitetetet Publike të Republikës Kosovës cilët notën mesatare gjatë studimeve e kane 7.5 e me lartë ,ndërsa nxënësit të cilët kanë regjistruar vitin e parë të studimeve nota mesatare nga shkolla e mesme duhet të jetë mbi 4.5 e me lartë

V. Kohëzgjatja e konkursit: 

  • Afati i konkurrimit është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit përkatësisht, në gazetë ditore , ne ueb faqen zyrtare komunës dhe në tabelën e shpalljeve;
  • Aplikacioni mund të tërhiqet në Qendrën për Shërbim me Qytetar , zyra nr. 100 kati përdhes i njejti pas plotësimit dorëzohet po në të njëjtën zyre.
  • Dokumentet e pa kompletuara nuk do shqyrtohen; 

Shpalljet e ngjashme