
Përshkrimi
Bazuar në nenin 58, paragrafi 1, pikat: b dhe d, të Ligjit Nr. 034L-040 Për vetëqeverisjen lokale, nenin 77, paragrafi 1, nënparagrafët: 1.2 dhe 1.4, të Statutit të Komunës Nr. 02-060101 0056607120-4, dt. 24.09.2020, nenin 5, të Rregullores Nr. 0272020 Për ndarjen e bursave për studentë, si dhe Vendimin c Kuvendit të Komunës Nr. 02-060701-0107630721-14 dt. 22.12.2021 Për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2021712022: Kryetari i Komunës shpallë:
KONKURS
Për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2021/2022
- SHPALLET Konkursi për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2021/2022.
- Në këtë konkurs do të ndahen 75 (shtatëdhjetepesë) bursa për studentë në shumë mujore prej 70.00 € (shtatëdhjetë euro), të cilat ipen për periudhën kohore nga 1 Tetori deri më 30 Qershor.
- Për realizimin e së drejtës në bursë, kandidatët duhet t'i plotësojnë kriteret si në vijim:
Kriteret e përgjithshme:
- Studentët/et, të kenë vendbanim të përhershëm në Mitrovicë
- Përfitues të bursës studentore mund të jenë vetëm studentët e rregullt
- Studentët që janë në marrëdhënie pune dhe që kanë të regjistruar Biznes Individual aktiv nuk mund të jenë përfitues të bursës
- Studentët përfitues të bursës komunale nuk mund të jenë njëkohësisht edhe përfitues të ndonjë burse tjetër
- Përfitues të bursës mund të jenë vetëm studentët e universiteteve publike:
- Studentët duhet të dëshmojnë gjendjen ekonomike sociale të familjes
- Përfitues të bursës do të jenë kandidatët që do të mbledhin më së shumti pikë
- Në rast të pikëve të njëjta përparësi do t'i ipet studentëve të Fakultetit Teknik, Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit të Mjekësisë, apo studentit/es i cili është në vitin më të lartë të studimeve.
Kriteret e veçanta:
- Përfitues me automatizëm të bursës do të jenë fëmijët, vëllezërit dhe motrat e dëshmorëve.
Për suksesin e arritur në studime kandidati fiton këto pikë:
- Nota mesatare do të reflektohet si numër i pikëve shumëzuar me koeficientin 10
- Studentët me notë mesatare 10.00 (dhjetë pikë zero zero) automatikisht janë përfitues të bursës.
Për rastet si në vijim kandidatët do të vlerësohen me këto pikë:
- Kandidatët që në familjet e tyre kanë 2 (dy) e më shumë studentë të rregullt vlerësohen me 5 (pesë) pikë për secilin prej tyre.
- Fëmijët e invalidëve të luftës vlerësohen me 10 pikë
- Fëmijët e veteranëve të luftës vlerësohen me 10 pikë
- Fëmijët e familjeve nën asistencë sociale vlerësohen me 10 pikë
- Fëmijët pa njërin prind vlerësohen me 10 pikë
- Fëmijët pa të dy prindërit vlerësohen me 15 pike
- Studentët që kanë statusin e personave me aftësi të kufizuara vlerësohen me 20 pikë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni (merret dhe dorëzohet në Zyrën Pritëse)
- Vërtetimi se studentifja ka regjistruar vitin akademik 202172022 (origjinale)
- Certifikata e notave (origjinale)
- Kopja e ID-së së studentit
- Vërtetimi që studenti nuk është përfitues i bursës universitare
- Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm
- Kopja e letërnjoftimit
- Vërtetimi se aplikuesi është anëtar i familjes së ngushtë të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së apo të të rënit civil të luftës:
- Certifikata mbi gjendjen ekonomike (në emër të prindit), Gjendja ekonomike - financiare e familjes së kandidatitlës vërtetohet, sipas dëshmisë që lëshon Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë edhe rekomandimi nga Kryetari i Këshillit të fshatit lagjes mbi gjendjen e pasurisë, por Komisioni ruan të drejtën të hulumtojë dhe vërtetojë gjendjen e vërtetë ekonomike-financiare të kandidatitres.
- Vendimi mbi shfrytëzimin e ndihmës sociale.
Dokumentet e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.
Vlerësimi i aplikacioneve bëhet nga Komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me Vendim të Kuvendit të Komunës. Komisioni është i obliguar që në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga momenti i mbylljes së këtij konkursi, duke u bazuar në kushtet dhe kriteret e përcaktuara me këtë konkurs dhe Rregulloren Komunale Nr. 0272020.
Pas përfundimit të procedurës së vlerësimit, Komisioni do të hartojë listën përfundimtare të kandidatëve përfitues të bursës, listë e cila do të shpallet në ueb faqen e Komunës dhe në tabelën e shpalljeve në Komunë.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë studentët/et e rregullt, banorë të Komunës së Mitrovicës së Jugut pa dallim etnik, gjinor, racor, fetar dhe politik, që janë të regjistruar në ndonjë nga fakultet e universiteteve publike në Republikën e Kosovës, në përjashtim të studentëve të cilët kanë regjistruar vitin e parë akademik, studentëve të studimeve master dhe post-diplomike. Ky konkurs zgjatë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita gipublikimit 'dhe shpallet në mjetet e informimit, në ueb faqe të Komunës