Konkurs për bursa për studentë nga Komuna e Malishevës

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Publikuar më
06/05/2021
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Drejtori i Drejtorisë bër Arsim dhe Edukim, me datë: 06.05.2021 shpallë konkurs:

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT E KOMUNËS SË MALISHEVËS PËR VITIN AKADEMIK 2021.

Të gjithë studentëtvet e rregullt, të Komunës së Malishevës, pa kurrfarë dallimesh etnike, gjinore, racore, fetare dhe politike, që janë të regjistruar në fakultetet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar studentët në studimet Master dhe të Doktoratës, kanë të drejtë të konkurrojnë për bursë për studime të rregullta.

Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës do të ndajë gjithsejtë dyqind (216) bursa për studentë, në vlerë prej pesëdhjetë euro (50 €), për një muaj, dhe e njëjta do të ndahet për 6 (muaj).

Kriteret e pergjithshme per te fituar bursen - subvencionin nga Komuna e Malisheves:

  • Te kene te regjistruar vitin akademik per te cilin jepet bursa;
  • Te mos jene shfytezues/e te ndonje burse tjeter ose te jene te punesuar;
  • Kandidatëtvet që janë regjistruar për herë të parë në fakultete, duhet të kenë dëshminë e suksesit të shkollës së mesme dhe diplomën paraprake
  • Të paraqesin dëshmi për gjendjen ekonomike-sociale të familjes
  • Gjendja ekonomike-financiare e familjes së kandidatit/es vërtetohet në bazë të dëshmive të lëshuara nga Qendra për Punë Sociale në Malishevë. Komisioni ruan të drejtën të hulumtojë dhe vërtetojë gjendjen reale ekonomike-financiare të kandidatitves
  • Prioritet kanë studentët e familjeve të dëshmorëve- invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, me gjendje te rëndë ekonomike, si dhe rastet sociale, të cilat duhet të vërtetojnë me dokumentacion përkatëse.

Në kushte të barabarta përparësi do të kenë, të gjitha këto kategori:

  • Fëmijët e invalidit të luftës, veteranit të luftës
  • Fëmijët e martirit të luftës
  • Studenti me gjendje të rëndë sociale
  • Fëmija që është nën mbikëqyrje të nënës
  • Studenti që është me aftësi të kufizuar dhe studenti në familjen që ka dy e më tepër studentë
  • Fëmija pa prindër
  • Studenti që ka marrë diplomë, mirënjohje, certifikata kombëtare ose ndërkombëtare në ndonjë garë-konkurs në lëmin arsimor
  • Të jetë pjesë e fakulteteve deficitare për të cilat ka nevojë komuna
  • Shfrytëzues të bursës studentore mund të jenë vetëm studentët e rregullt
  • Studentët që janë shfrytëzues të bursës universitare apo ndonjë burse tjetër nuk mund të jenë edhe shfrytëzues të kësaj burse
  • Studentët që janë në marrëdhënie pune nuk mund të jenë përfitues të bursës,

Dokumentet e nevojshme për aplikim :

  • Çertifikata e notave (origjinale), së bashku me kopjen e indeksit me të gjitha provimet e dhëna
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Deklarata e bashkësisë familjare
  • Çertifikatën e vendbanimit
  • Diplomat, mirënjohjet, çertifikatat për suksesin € arritur në gara-konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin arsimor.
  • Dëshmia se është invalid i luftës, apo veteran i luftës, se është fëmijë i dëshmorit, i veteranit të luftës, martirit të luftës, se është Person me nevoja të veçanta dhe se është nga familja përfituese në skemën sociale.
  • Dëshmia që Student-ja është invalid të luftës, veteran i luftës, anëtarë të familjes së dëshmorit, invalidit të luftës, veterani të luftës, martirit të luftës, me gjendje të rëndë sociale, studentë me nevoja të veçanta duhet të sjellin dëshmitë nga shoqatat dhe institucionet përkatëse.
  • Vërtetimi se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik 2021 (i rregullt).

Vërejtje : Bursat ndahen për gjashtë muaj.

a. Tek studentët e një profili me kushte të barabarta do të merret për bazë mesatarja më e lartë e notave profesionale.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim deri më datë, 21.05.2021, (15 ditë kalendarike ) duke filluar nga dita e shpalljes në tabelën e shpalljeve të Komunës së Malishevës. Dokumentet pas aplikimit nuk kthehen, kështu që duhet të jenë të fotokopjuara për ato që mendoni t'i posedoni më tej.

Të gjitha kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Malishevë, 06 Maj 2021

link icon Shpallja e plotë.