
Përshkrimi
Në bazë të nenit 74 të Statutit të Komunës, Vendimit të Kuvendit të Komunës 01.Nr. 269/12, datë 27.09.2012 dhe në bazë te Rregullores(KKV) NR.04/2020 për Ndarjen e B Nxënës dhe Shpërblimeve për Nxënës të Komunës së Vushtrrisë, protokolli 01 Nr.95/20, datë 28.05.2020, Vendimit nga Kryetari i Komunës, 02 Nr.441/22, datë 25.03.2022, Drejtoria për Arsim shpall:
KONKURS
Për ndarjen e bursave për studentë të rregullt të niveli Baçelor, në Komunën e Vushtrrisë për vitin akademik 2021/2022. Vlera e bursës është 400 € për vitin akademik.
I. Bursa për studentë fëmijë të dëshmorëve - 5
II. Bursa për drejtime deficitare
1. Fakulteti i SHMN – Matematikë - 4
2. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës:
a) Departamenti i Ndërtimtarisë - 4
b) Departamenti i Arkitekturës - 6
III. Bursa për drejtime të tjera
1. Fakulteti i Edukimit:
a) Programi fillor - 3
2. Fakulteti SHMN - 3.
3. Fakulteti Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike - 6
4. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike - 6
5. Fakulteti i Mjekësisë - 24
6. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë - 3
7. Fakulteti i Gjeoshkencave - 2
8. Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore - 2
9. Fakulteti i Arteve - 2
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Ekstraktin e lindjes
- Deklaratën e bashkësisë familjare
- Vërtetimin për statusin e studentit
- Certifikatën e notave origjinale
- Vërtetim nga fakulteti që nuk merrni bursë nga fakulteti
- Vërtetimin se është fëmijë i dëshmorit, invalidit, veteranit të luftës , martirit të luftës, ish të burgosurit politikë, është person më aftësi të kufizuara, dëshminë se studiojnë së bashku me një anëtarë/e nga e njëjta familje (nëse nga e njëjta familje janë dy e më tepër studentë), vërtetimin se është nga familja me gjendje të rëndë ekonomiko sociale, dëshminë se nuk i ka prindërit në jetë
- Aplikacioni merret në zyrën e pranimit të Komunës-arkivës dhe dorëzohen në këtë zyrë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit në mediat publike
- Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen
Shënim:
- Të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet të jenë origjinale
- Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen