
Përshkrimi
Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së
Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020, Rregullores 15Nr. 670-47372 të datës 30.09.2020
për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të
Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020 dhe Vendimit të Kryetarit të
Komunës Nr. 670-24576 të datës 22.06.2020 për caktimin e numrit të bursave dhe shumës financiare për një bursë për studentë për vitin akademik-shkollor 202072021, Drejtorati për Arsim i Komunës së Lipjanit shpallë:
KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË LIPJANIT
Komuna e Lipjanit ndanë 80 (tetëdhjetë) bursa për studentë të cilët studiojnë në Universitetet dhe Kolegjet e Republikës së Kosovës për vitin akademik 2020/2021. Vlera e bursës është 500 € për vitin akademik.
Kushtet dhe kriteret:
1. Të drejtë për të aplikuar për bursë komunale kanë studentë të cilët i plotësojnë këto
kushte:
- Të jenë banorë rezident të Komunës së Lipjanit,
- Të jenë të regjistruar në vitin akademik për të cilin ndahen bursat,
- Të kenë çertifikatën e notave,
- Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër për vitin e njëjtë akademik
- Të mos jenë të punësuar.
2. Niveli i studimeve për të cilën ndahet bursa është themelore (bachelor), studentë aplikues
duhet të jenë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve.
3. Studentët do të vlerësohen me pikë nga Komisioni duke u bazuar në sukseset e arritura në vitin paraprak në pajtim me kriteret e përcaktuar me dispozitat e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020 dhe Rregullores 15Nr. 670-47372 të datës 30.09.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020, në këto fusha të studimit:
Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Shkencave Sportive.
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti Filologji
Fakulteti i Edukimit
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti Filozofik
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarise
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Ekstraktin e lindjes
- Kopja e letërnjoftimit
- Çertifikata mbi vendbanimin
- Deklaratën e bashkësisë familjare
- Certifikatën e notave
- ID e fakultetit
- Konfirmimin e llogarisë bankare
- Vërtetim nga fakulteti që nuk merrni bursë nga fakulteti
- Dokumentin zyrtar të lëshuar nga organi kompetent si dëshmi se është fëmijë i dëshmorit,
invalidit , veteranit dhe martirit të luftës së UÇK, është person me aftësi të kufizuara, në
asistencë sociale si dhe dëshminë se nuk i ka prindërit në jetë.
Aplikacioni merret në zyrën e pranimit te Komunës dhe dorëzohen ne ketë zyre në afat
prej 15 ditësh nga dita e publikimit.
Shënim:
- Të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet të jenë origjinale
- Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen
Shënim:
Rregulloren për Ndarjen e Bursave për Student mund ta gjeni në faqen e Komunës.