Konkurs për bursa

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
13/11/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 8, paragrafi 1-3, neni 10, të Rregullorës për ndarjen e bursave për studentë, për vitin akademik 2020172021 Drejtoria e Arsimit shpall:

KONKURS
Për dhënien e 100 bursave fillestare për vitin akademik 202012021.

Përparësi për fitimin e bursës kanë studentët e degëve deficitare.

Kushtet: Të drejtë për të aplikuar kanë studentët të cilët:

  • janë banorë rezidentë të Komunës së Ferizajt,
  • janë studentë së paku në vitin e dytë të studimeve,
  • janë studentë të rregullt,
  • kanë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak,
  • kanë notën mesatare 7.50 e më të lartë,
  • studentët të cilët nuk kanë humbur vitin.

Kriteret për përzgjedhje:

  • Fëmijëve të dëshmorëve të UÇK,së iu ndahet bursa pa kritere.
  • Në kushte të barabarta përparësi kanë studentët e familjeve të ngushta të dëshmorëve, invalidëve, pjesëmarrësve të luftës dhe ata me gjendje të vështirë ekonomike-sociale.
  • Bursa ndahet për dhjetë muaj, nga 50 euro në muaj, gjithsej 500 euro.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesa për aplikim,
  • Çertifikata e provimeve të dhëna (origjinali), me kopjen e indeksit nëse keni indeks,
  • Vërtetimi për dhënien e të gjitha provimeve të vitit paraprak,
  • Vërtetimi për regjistrimin e semestrit përkatësisht vitit të studimeve 202012021,
  • Dëshmi se është banor i Komunës së Ferizajt,
  • Deklarata e anëtarëve të familjes,
  • Letërnjoftimin personal, kopje,
  • Llogarinë personale të bankës (konfirmimin e xhirollogarisë nga banka)
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore që nuk janë në marrëdhënie pune:
  • Vërtetimin se është fëmijë i dëshmorit, invalidit të luftës, veteranit të luftës, i martirit të luftës, se është person me aftësi të kufizuara, pa prind dhe që është në skemë sociale.
  • Diplomë, mirënjohje, çerfikatë për suksese të arritura në gara-konkurse kombëtare dhe
    ndërkombëtare në lëmin e arsimit.
  • Studenti nuk ka të drejtë të marr dy apo më shumë bursa nga njësitë buxhetore, apo burime të ndryshme. Me rastin e aplikimit studentët me vete duhet të sjellin indeksin për verifikimin e notave.

Kërkesa për aplikim merret në zyrën për shërbimin e qytetarëve për drejtorinë e Arsimit në
Komunë,

Dokumentet e pa kompletuara nuk pranohen, dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në tabelën shpalljeve, web faqen e Komunës shtypin ditor, respektivisht prej datës: 11.11.2020 deri më 25.11.2020

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

01/12/2020
Vende të lira të punës (3)   Prishtinë e re
01/12/2020
Vozitës/e (2)   Prishtinë
30/11/2020