Konkurs për bursa

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
27/10/2020
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës, nr.prot: 016-96381 të datës 19.10.2020. Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpall:

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË GJILANIT

Sipas këtij konkursi ndahen dyqind (200) bursa për studentë të Komunës së Gjilanit, për vitin akademik 2019/2020

  • Njëqind (100) bursa në vlerë prej 600 € (për dhjetë muaj nga 60 euro) për studentë të Komunës së Gjilanit që studiojnë në Universitetet e Kosovës, jashtë Komunës së Gjilanit
  • Njëqind (100) bursa në vlerë prej 400 € (për dhjetë muaj nga 40 euro) për studentë të Komunës së Gjilanit, që studiojnë në Universitetet brenda Komunës së Gjilanit.

Kriteret e përgjithshme për të fituar bursën:

  • Studentët që studiojnë në Universitetet Publike ... 1 pikë
  • Shfrytëzues të bursave mund të jenë vetëm studentët me vendbanim të përhershëm në Komunën e Gjilanit
  • Shfrytëzues të bursave studentore, mund të jenë vetëm studentët e rregullt me notë mesatare nga 7.0
  • Bursat do të ndahen vetëm për studentët që kanë mbaruar një vit e më shumë të studimeve
  • Studentët që janë shfrytëzues të bursës universitare apo ndonjë burse tjetër publike, nuk mund të jenë shfrytëzues edhe të kësaj burse.

Kriteret e veçanta për të fituar bursën:

  • Poentimi do të bëhet në bazë të notës mesatare:
  • Studentët të cilët janë fëmijë të dëshmorëve
  • Familjet që kanë 3 studentë e më tepër të rregullt
  • Studentët me gjendje të vështirë ekonomike

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Certifikata e notave(origjinale)

2. Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm:

3. Kopja e letërnjoftimit:

4. Vërtetimi se studentija ka regjistruar vitin akademik 202072021, ie rregullt)

Vërejtje: Të gjithë ata studentë që nuk sjellin këto dokumente të kërkuara do të refuzohen

Dokumentet për poentim shtesë:

1. Vërtetimi se aplikuesi është fëmijë i dëshmorit/es - poentimi 1 pikë
2. Dëshmi se familja i ka 3 studentë në studime të rregullta — poentimi 1 pikë
3. Dëshmi për gjendjen e vështirë ekonomike — poentimi 1 pikë. ( vërtetimi i asistencës sociale apo ndonjë dëshmi tjetër për gjendjen e vështirë ekonomike).

Vërejtje: Asnjë student nuk mund të poentohet më tepër se një pikë nga kriteret e veçanta.
Asnjë student nuk mund të jetë përfitues i bursës nëse konstatohet se është përfitues i ndonjë burse tjetër në Universitete brenda dhe jashtë Komunës së Gjilanit si dhe nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2019/2020.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes në gazeta zyrtare dhe në
mjetet e tjera të informimit publik.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në Gjilan.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme