Konkurs për bursa

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/10/2020
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 74 të Statutit të Komunës, vendimit të Kuvendit të Komunës Ol.Nr. 269712 të datës 27.09.2012, Rregullores për ndarjen e bursave për studentë, nxënës dhe shpërblimeve për nxënës të komunës së Vushtrrisë Nr.95720 të datës 28.05.2020. Vendimit të Kryetarit të Komunës me prot. O2nr.819120, më datë 05.10.2020. Drejtoria për Arsim shpall:

KONKURS

Për ndarjen e bursave për studentë të rregullt niveli Bachelor në Komunën e Vushtrrisë për vitin akademik 2019/2020. Vlera e bursës është 400 € për vitin akademik.

Bursa sipas drejtimeve

  1. Fakulteti Filozofik 1
  2. Fakulteti i Edukimit
    a) Programi fillor 6
  3. Fakulteti Filologjik 5
  4. Fakulteti Juridik 3
  5. Fakulteti i Inxhinierise Mekanike dhe Kompjuterike 4
  6. Fakulteti i Mjekësisë
    a) Mjekësi e përgjithshme 3
    b) Farmaci 1
  7. Fakulteti i Arteve:
    a) Dega e Arteve Muzikore 1

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Ekstraktin e lindjes
  • Deklaratën e bashkësisë familjare
  • Vërtetimin për statusin e studentit
  • Certifikatën e notave origjinale
  • Vërtetim nga fakulteti që nuk merrni bursë nga fakulteti
  • Vërtetimin se është fëmijë i dëshmorit, invalidit, veteranit të luftës , martirit të luftës, ish të burgosurit politikë, është person më aftësi të kufizuara, dëshminë se studiojnë së bashku me një anëtarëve nga e njëjta familje (nëse nga e njëjta familje janë dy e më tepër studentë), vërtetimin se është nga familja me gjendje të rëndë ekonomiko sociale, dëshminë se nuk i ka prindërit në jetë.

Aplikacioni merret në zyrën e pranimit të Komunës-arkivës dhe dorëzohen në këtë zyrë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit në mediat publike.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Shënim:

  • Të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet të jenë origjinale
  • Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen
  • Konkursi vlen për studentët e rregullt të vitit akademik 2019/2020

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme