Konkurs për bursa (100)

dragash logo min e1558652293568
Komuna e Dragashit
Publikuar më
30/09/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Duke u bazuar në dispozitat e nenit 62 paragrafi 62.3 të Ligjit Nr.037L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin 13 dhe 14 të Rregullores për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e ndarjes se Subvencioneve komunale 01 Nr. 060701-3158711 i dt. 24.12.2020, Drejtori i Drejtorisë për Arsim shpall:

KONKURS

Për ndarjen e 100 bursave komunale për vitin akademik 2021-2022 për studentat e komunës së Dragashit

I. Kushtet e përgjithshme:

  • Bursat komunale ndahen për studentët e rregullt të komunës së Dragashit të nivelit të studimeve themelore (bachelor) në universitetet publike në Kosovë.
  • Të mos jenë përfitues i bursës nga Universiteti apo Ministria e Arsimit dhe të mos janë të punësuar.
  • Të mos jenë përsëritës të vitit akademik.

Il. Të drejtë aplikimi për bursë komunale kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë student të rregullt (bachelor) të fakulteteve të Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës.
  • Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë
  • Të jenë banorë të komunës së Dragashit
  • Studentët të cilët në vitin akademik 2020721 kanë pasur statusin e studentit me korrespondencë, nuk kanë të drejtë aplikimi për bursë universitare për vitin akademik 2021/22.

III. Kushtet e veçanta:

  • Nota mesatare prej 9 — 10 në fakultete - 25 pikë
  • Nota mesatare prej 8 — 9 në fakultete - 15 pikë
  • Nota mesatare prej 7 — 8 në fakultete - 10 pikë
  • Nota mesatare prej 6 ---7 në fakultet - 8 pikë
  • Fëmijët pa prind (Fëmijët e Dëshmorëve, Martirëve, Invalidëve të Luftës, dhe veteranëve të luftës)-20 pikë
  • Personat me aftësi të kufizuara - 15 pikë
  • Rastet me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale - 15 pikë
  • Në kushtet e barabarta të vlerësimit të kritereve të përshkruara në nenin 14 të Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes se subvencioneve të komunës 01 Nr.060701-3158771 i dt. 24.12.2020 përparësi kanë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve të luftës, viktimave të luftës dhe të familjeve që kanë dy apo me tepër studentë dhe gjendje të rëndë ekonomike.

IV. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t'i paraqesin këto dokumente:

  • Aplikacioni sipas formës së Komunës ( kërkesën për aplikim dhe fletëparaqitjen )
  • Kopja e ID-së së studentit:
  • Vërtetimi se studenti ka regjistruar vitin akademik 202172022 (origjinale):
  • Çertifikata e notave (origjinale):
  • Vërtetimi që studenti nuk është përfitues i bursës nga Universiteti apo Ministria e Arsimit (origjinale).
  • (Çertifikata ) Ekstrakti i lindjes:
  • Deklarata e bashkësisë Familjare
  • Çertifikata për përfundimin e shkollës fillore (kopje). Çdo aplikacion në mungesë të këtij dokumenti do të konsiderohet se nuk është banor i Komunës së Dragashit më tepër se 10 vite
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore që nuk jeni në marrëdhënie pune.
  • Për anëtarin e ngushtë të familjes së dëshmorëve edhe Martirëve, Invalidëve të Luftës, dhe veteranëve të luftës (Vendimi/Vërtetimi se është anëtar i ngushtë i familjes së dëshmorëve)
  • Për anëtarin e ngushtë të familjes në asistencë sociale edhe: ( Vendimif Vërtetimi që dëshmon se aktualisht është shfrytëzues i ndihmës sociale (origjinale) )
  • Për studentët me nevoja të veçanta: ( VendimijVërtetimi zyrtar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale )

Vërejtje : Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit zyrtar nuk do të shqyrtohen.

V. Për përzgjedhjen e përfituesve të bursës komunale Drejtoria për Arsim në Dragash e formon Komisionin për shqyrtimin e kërkesave për ndarjen e bursave dhe pas mbylljes së afatit të konkursit, ky komision e kryen procesin e shqyrtimit të kërkesave dhe e harton raportin e punës, të cilin me rekomandime përkatëse ia përcjell Kryetarit të komunës për miratimin e vendimeve për ndarjen e bursave.

Kandidatëve të cilëve iu ndahet bursa për kushtet e shfrytëzimit do të nënshkruajnë kontratë të veçantë, ku do të precizohen kushtet, obligimet dhe detyrat e dyanshme.

VI. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën nr.5 në DKA Dragash.

VII. Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, zyrtarët e DKA-së nuk do t'i lëshojnë Fletëparaqitjen e cila ua mundëson aplikimin për bursë.

VIIl. Përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave do ta bartin zyrtarët e DKA-së.

IX. Bursat komunale për vitin akademik 2021-2022 do t'u ndahen studentëve të nivelit bachelor, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs, ndërsa lartësia e bursës është 350€

X. Afati i aplikimit

1. Afati i aplikimit zgjatë prej datës 22.09.2020 deri më 08.10.2021 në orën 15:00.

2. Në qoftëse gjatë kohëzgjatjes së afatit të aplikimit ka ditë feste, atëherë afati i aplikimit do të shtyhet për aq ditë sa zgjatë festa zyrtare.

XI. Afati i ankesave

Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës komunale dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesat duhet të dorëzohen në zyrën nr.5, në ndërtesën e DKA-së Dragash.

Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të DKA-së dhe në vveb faqen e komunës së Dragashit

Prano njoftimet me email