Konkurs për angazhimin e punonjësve profesional (55)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
13/09/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Departamenti i Trashëgimisë Kulturore

Sfond për projektin: Rivleresimi i listës dhe Plotësimi i dosjeve të aseteve të  Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale për Regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajit”

Procesi i rivlerësimit të listës, plotësimi i dosjeve të aseteve të të Trashëgimisë Kulturore arkitekturale është një proces dinamik, i cili zhvillohet në mënyrë sistematike.

Në mënyrë që të krijohet nja pasqyrë e qartë e gjendjes së Trashëgimisë Kulturore, me theks asaj arkitekturale duhet të kryhet një studim i hollësishëm i realizuar nëpërmjet vizitës në terren.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është vazhdimi i evidentimit të gjendjes aktuale të monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të paluajtshme në regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajit, vlerësimi i gjendjes së monumenteve dhe plotësimi i dosjeve, përkatësisht dokumentacionit teknik të monumenteve pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme dhe atyre me potencial për tu listuar në këtë listë.

Të gjitha këto të dhëna do të dokumentohen në mënyrë tekstuale, grafike dhe ortografike.Për zbatimin e projektit “Rivleresimi i listës dhe Plotësimi i dosjeve të aseteve të  Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale të Regjionit të  Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajit ”, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit

Shpallë:

KONKURS

Për angazhimin e punonjësve profesional dhe teknik në:

  • QRTK - Prishtine
  • QRTK - Mitrovice
  • QRTK - Gjilan
  • QRTK - Prizren
  • QRTK - Pejë
  • QRTK – Gjakovë
  • QRTK – Ferizaj

Kohëzgjatja: Tetor – Dhjetor 2021

I.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS – QRTK
Titulli i punës:  Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës,
Numri i personave që rekrutohen: 15
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 01-09/2021

Vendi i punës: QRTK respektive,  4 (katër) Arkitekt në Prishtine, 2 (dy) Arkitekt në Mitrovice, 1 (një) Arkitekt në Gjilan, 2 (dy) Arkitekt në Prizren, 2 (dy) Arkitekt në Pejë, 2 (dy) Arkitekt në Gjakovë dhe 2 (dy) arkitekt në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  • Dokumentimin e vlerave tipologjike dhe faktike të Trashëgimisë Kulturore të paluajtshme;
  • Përcaktimin e gjendjes fizike të monumenteve;
  • Plotësimin e të dhënave teknike, ortografike dhe fotografike në formular;
  • Rilevimin e ndërtesave dhe përshkrimin arkitektonik të tyre në koordinim me bashkëpunëtorët profesional të QRTK-së;
  • Krijimin e dosjeve të përditësuara të aseteve të Trashëgimisë Kulturore të inventarizuara.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Njohës i fushës së arkitekturës, me kualifikim apo eksperiencë nga fusha e arkitekturës, apo disiplinave relevante;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, e pëlqyeshme nga fusha e trashëgimisë arkitekturore;
  • Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

II.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës:  Inxhinier i Ndërtimtarisë
Numri i personave që rekrutohen: 1
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 02-09/2021
Vendi: Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e projekteve për konsolidimin e strukturave dhe mbikëqyrje.
  • Analizë dhe llogaritje statike të qëndrueshmërisë se monumenteve;
  • Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK-së koordinon aktivitete dhe bën përgatitjen e projekteve;
  • Kryen edhe punë tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Njohës i fushës së ndërtimtarisë, me kualifikim apo eksperiencë nga fusha e ndërtimtarisë, apo disiplinave relevante;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës;
  • Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës: Etnolog
Numri i personave që do të rekrutohen: 10
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-09/2021

Vendi i punës: QRTK respektive,  1 (një) etnolog në Prishtine, 1 (një) etnolog në Mitrovice, 2 (dy) etnolog në Gjilan, 2 (dy) etnolog në Prizren, 1 (një) etnolog në Pejë, 1 (një) etnolog në Gjakovë dhe 2 (dy) etnolog në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndjek të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  • Të bëjë plotësimin e të dhënave të elementeve etnografike të monumenteve;
  • Hulumtimin bibliografik dhe plotësimin e formularëve me të dhëna tekstuale.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Njohës i fushës së etnologjisë, me kualifikim apo eksperiencë nga fusha e etnologjisë, apo disiplinave relevante;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, nga fusha e etnologjisë;
  • Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit. 

IV. 

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës: Historian arti/Historian
Numri i personave që do të rekrutohen: 7
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 04-09/2021

Vendi: QRTK respektive,  2 (dy) Historian arti në Prishtine, 1 (një) Historian  në Mitrovice, 1 (një) Historian në Gjilan,  1 (një) Historian arti/Historian në Pejë, 1 (një) Historian  në Gjakovë dhe 1 (një) Historian  në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndjek të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  • Të bëjnë plotësimin e të dhënave të historike të monumenteve;
  • Hulumtimin bibliografik dhe plotësimin e formularëve me të dhëna tekstuale.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Njohës i fushës së historisë, me kualifikim apo eksperiencë nga fusha e historisë së arteve, apo historisë;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, preferohet eksperienca në fushën e trashëgimisë kulturore;
  • Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, preferohet një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës: Gjeodet
Numri i personave që do të rekrutohen: 8
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 05-09/2021

Vendi: QRTK respektive, 1 (një) Gjeodet  në Mitrovice, 1 (një) Gjeodet në Gjilan,  2 (dy) Gjeodet në Pejë, 2 (dy) Gjeodet në Prizren, 1 (një) Gjeodet  në Gjakovë dhe 1 (një) Gjeodet  në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcaktojnë pikat referente të monumentit;
  • Përdorin mjete te avancuara teknologjike për incizim gjeomekanik dhe gjeodezike;
  • Shënimin e shtresave historike me përdorimin e GIS-it;
  • Inventarizimin me Total Station.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert i gjeodezisë me njohuri për përdorimin e total station GPS/GIS; me njohuri ne për aplikimin e këtyre teknologjive ne lëminë e arkitekturës;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim;
  • Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

VI.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës: Fotograf Profesional
Numri i personave që do të rekrutohen: 8
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 06-09/2021

Vendi: QRTK respektive, 1 (një) Fotograf profesional  në Prishtinë, 1 (një) Fotograf profesional  në Mitrovice, 1 (një) Fotograf profesional në Gjilan,  1 (një) Fotograf profesional në Pejë, 2 (dy) Fotograf profesional në Prizren, 1 (një) Fotograf profesional në Gjakovë dhe 1 (një) Fotograf profesional  në Ferizaj. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndjek të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  • Fotografimin në mënyrë profesionale dhe të detajuar të monumenteve;
  • Të bëjnë përpunimin e fotografive me programe profesionale dhe të sistemojnë fotografitë sipas kërkesës së Udhëheqësit të Projektit;
  • Të dorëzojnë në kopje fizike dhe elektronike të gjitha materialet e përpunuara.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë fotograf me përvojë pune në këtë drejtim;
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës;
  • Të dorëzoj Diplomën e shkollës së mesme dhe kopjen e Letërnjoftimit.

VII.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ DTK- QRTK-të respektive
Titulli i punës: Dizajner Grafik
Numri i personave që do të rekrutohen: 5
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 07-09/2021

Vendi: QRTK respektive, 1 (një) Dizajner grafik në Mitrovicë, 1 (një) Dizajner grafik në Gjilan,  1 (një) Dizajner grafik në Pejë, 1 (një) Dizajner grafik në Prizren, 1 (një) Dizajner grafik në Gjakovë dhe 1 (një) Dizajner grafik në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  2. Të bëj digjitalizimin e projekteve duke përcaktuar imazhet, fontet dhe formatet duke përdorur softuerin e dizajnit grafik;.
  3. Ti paraqes në mënyrë grafike matjet e bëra gjatë procesit të inventarizimit;
  4. Të asistoj në realizimin dhe përgatitjen e videove dhe fotografive;
  5. Të dorëzoj në kopje fizike dhe elektronike projektet grafike.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Të ketë kualifikim apo eksperiencë nga fusha e dizajnit grafik, apo disiplinave relevante.
  2. Të ketë njohuri në programet kompjuterike: Adobe package, Corel Draw etj;
  3. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, veçanërisht nga fusha e dizajnit grafik;
  4. Të dorëzoj Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

VIII. 

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ QRTK-të respektive
Titulli i punës: Kameraman
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 08-09/2021
Vendi: Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek të gjitha udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit;
  2. Incizimin në mënyrë profesionale dhe të detajuar të monumenteve;
  3. Të bëj montazhin e video-incizimeve komfor rekomandimeve të Udhëheqësit të Projektit;
  4. Të dorëzoj në kopje elektronike të gjitha materialet e përpunuara.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Të jetë kameraman me përvojë pune në këtë drejtim;
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, preferohet eksperienca në fushën e trashëgimisë kulturore;
  3. Të dorëzoj Diplomën e shkollës së mesme dhe kopjen e Letërnjoftimit.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  sipas dëshmive që i ofrojnë kandidatët të cilët  i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:  

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Shënim: Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitat e sipërshënuara duhet patjetër të përcaktohen për pozitën në QRTK-në përkatëse, në formularin për aplikim përveç pozitës  duhet të përzgjidhni edhe QRTK-në përkatëse.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 13.09.2021.

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 21.09.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Projektin “Rivleresimi i listës dhe Plotësimi i dosjeve të aseteve të  Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale për Regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajit”.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email