Konkurs për 40 bursa për femra në drejtime teknike

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
14/08/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

SHPALL KONKURS

PËR NDARJE TË 40 BURSAVE PËR FEMRA PЁR REGJISTRIM NЁ DREJTIME  TEKNIKE NЁ INSTITUCIONE TЁ ARSIMIT DHE AFTЁSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2020-2021

Realizimi i të drejtës për bursë për drejtime teknike

Të gjitha femrat të cilat përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuar në konkurs kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet teknike në të  gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovë të cilat ofrojn një nga profilet në vijim:

  • Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit;
  • Instalues elektrik;
  • Mekatronikë; dhe
  • Automekanik

Kushtet dhe kriteret

  1. Për fitimin e bursës së MASH, kandidatet duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
    • Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës;
    • Suksesi i shkollimit paraprak – klasat 6 – 9.

Dokumentacioni që kërkohet për aplikueset:

  1. Kërkesë për bursë, duke cekur edhe drejtimin për të cilin aplikon;
  2. Certifikatën e shkollës së mesme të ulët;
  3. Suksesi për klasët 6 - 9;
  4. Cerifikatën e lindjes.

Procedurat e aplikimit

  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në IAAP;
  • Drejtorët e IAAP-ve i dorëzojnë aplikacionet në MASH më 28 Gusht 2020;
  • Dokumentet e pakomletuara nuk shqyrtohen.

Konkursi do të jetë i hapur  prej 17 deri 27 Gusht 2020.

E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 3 (tri) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASH, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASH.

Njoftimi i plotë.

Listime të ngjashme

Mësues/e   Pejë e re
26/11/2020
26/11/2020
Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
26/11/2020
Vozitës/e   Drenas e re
25/11/2020