Konkurs i programit të praktikës

finca logo 150x150 e1624633785616
FINCA
Publikuar
15/02/2022
Skadon
28/02/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Për degët e FINCA Kosovë dhe departamentet në kuadër të Zyrës Qendrore

FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në njërën nga Degët tona apo Departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore.

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

  • Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
  • Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë profesional;
  • Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
  • Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;

Kriteret për aplikim:

  • Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
  • Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze është përparë

Procesi i përzgjedhjes:

Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;

Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese të përfundimit me sukses të praktikë

Ju lusim të plotësoni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Në formular duhet të plotësohet dega ose departamenti në të cilin jeni të interesuar të aplikoni.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Afati i aplikimit deri me 28.02.2022.

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19  institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Shpalljet e ngjashme

Teknik/e i/e farmacisë   Rahovec e re
22/05/2022