
Përshkrimi
RN00008873
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 22/04/2022
Afati për aplikim: 23/05/2022 - 30/05/2022
Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Nenit 5, pikës c. të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nenit 1,2,3,4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 5/2015 për normativin e kuadrit profesional te arsimit professional neni 19 dhe Nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) 07/2017 si dhe UA 1/2005 për mësim me zgjedhje të MASHT-it, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik:
Komuna e Kamenicës SHPALL:
KONKURS
PËR VENDIN E PUNËS:
Niveli | Pozita | Periudha e Angazhimit | Vend i Lirë/ Zëvendësim | Numri i pozitave dhe numri i orëve
- Klarinetist/e | Vend i lirë | Një (1) Një me gjysmë normë (10 orë) | Kohëzgjatja Një me kohë të caktuar (deri më 22.04.2023)
- Pianist/e | Vend i lirë |
- Një (1) Një me gjysmë normë (10 orë) | Kohëzgjatja Një me kohë të caktuar (deri më 22.04.2023)
Kriteret e kualifikimit për Drejtimin Instrumental;
Lënda Mësimore: Klarinet;
Master i Muzikës ( studimet e kompletuara për instrumentin klarinet )
Lënda Mësimore: Piano;
Master i muzikës – Piano ose master i pedagogjisë instrumentale (piano)
Master i muzikës – Pedagogji e përgjithshme ( me punim masteri në Pedagogji Pianistike)
Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
- Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë)
- Rezymeja personale (CV)
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
- Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat), çertifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri.
- Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, të tjerat nuk do të merren parasysh gjatë procedurës së para-seleksionimit.
- Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i protokolluar nga punëdhënësi do të merren parasysh), në të kundërtën asnjë document tjetër nuk do të jetë relevant për para-seleksionim.
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve: Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar dhe në përputhje me Udhëzimet Administrative përkatëse. Kandidatët e kualifikuar me drejtime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.
Sqarime shtesë: Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MAShT.
Për intervistë do të ftohen ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet. Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë (me shkrim dhe me gojë) dhe orari i intervistave publikohet në web faqen e Komunës së Kamenicës.
Konkursi për aplikim mbetet i hapur 8 ditë nga data 23.05.2022-30.05.2022. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, në objektin e Komunës së Kamenicës.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Kamenicës https://kk.rks-gov.net/kamenice/