Kimist/Inxhinier i laboratorit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Publikuar më
27/07/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Kimi  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës , nenit 4 të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rrcgullorcs mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

K O N K U R S

Pozita: Kimist/ Inxhinier i laboratorit.
I përgjigjet: Menaxherit të Impiantit për Ujëra të Ndotura (ITUN).
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Bën mostërzimin në hyrje dhe dalje të gypit, pastruesin sekondar, vaskat e ajrimit ose filtrimit me pikim si dhe rezervuarëve të llumit
  • Bën matjen e parametrave në hyrje dhe dalje të gypit, pastruesit sekondar, vaskave të ajrimit ose filtrimit me pikim si dhe rezervuarëve të llumit
  • Bën planifikimin e kemikateve
  • Mbështetje në përgatitjen dhe përdorimin e formularëve për punë të ndryshme
  • Zbatimi i rregulloreve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
  • I raporton menaxherit të ITUN-it

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomë universitare në inxhinieri kimike ose kimi,
  • Trajnim dhe përvojë si teknik/e laboratori
  • Përvojë në hidrobiologji dhe hidrokimi,
  • Aftësi të mira në komunikim dhc ncgocim,
  • Aftësi të forta organizative,
  • Kopja e letëmjoftimit,
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime,
  • Dëshmi për përvojën e punës,
  • Letër motivimin.

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU ‘‘Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini" Nr.156 Pejë dhe Web - faqen “ Hidrodrini” Sh. A.www.hidrodrini.com .

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës). Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web - faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur ntë lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta tëpunësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.