Këshilltar/e i/e Përgjithshëm

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar më
11/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Zyrën Ligjore, KEDS SH.A. shpall vend të lirë pune:

KËSHILLTAR I PËRGJITHSHËM 

Lokacioni dhe numri i pozitës: Prishtinë (1)

Rreth pozitës: 

Këshilltari i Përgjithshëm ka objektiv primar dhe siguron që kompania është duke vepruar brenda Ligjit në çdo kohë me të gjitha procedurat që zhvillohen brenda dhe jashtë saj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:  

  • Siguron analiza dhe këshilla për Menaxhmentin e kompanisë mbi çështjet ligjore, duke përfshirë por pa qenë i kufizuar në: kontratat komerciale, punësim, qeverisjen e korporatave, rregullatorin dhe politikat mjedisore, etj;
  • Këshillon Menaxhmentin për ligjet e reja, ligjet ekzistuese dhe të drejtat ligjore që do të ndikonin në funksionalitetin e kompanisë;
  • Mbikëqyr çështjet ligjore të kompanisë në tërësi, përfshirë veprimin si përfaqësues ligjor i kompanisë;
  • Harton dhe rishikon strategjitë ligjore në përgjigje të çdo procesi gjyqësor;
  • Qëndron i njoftuar çdoherë dhe plotësisht mbi trendet ligjore, trendet energjetike dhe ndryshimet në ligjet dhe rregulloret që lidhen me çështjet gjyqësore;
  • Zhvillon aftësi negociuese për të përgatitur përgjigje verbale/të shkruar, nga formulimi i një strategjie deri te paraqitja në gjykatë për të argumentuar çfarëdo çështje gjyqësore kundër kompanisë;
  • Zhvillon dhe rekomandon politikën e kompanisë për qëndrimin mbi të gjitha çështjet ligjore;
  • Përfaqëson kompaninë apo zyrtarët e saj në procedime të ndryshme ligjore;
  • Punon me ekipin ligjor dhe të tjerë duke qenë bashkëpunues dhe krijues në qasjen për zgjidhjen e problemeve;

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:  

  • Kualifikim Universitar dhe/ose niveli Master;
  • Provimi i Jurisprudencës;
  • Së paku 2 vite përvojë menaxheriale;
  • Së paku 5 vite përvojë profesionale në çështjet ligjore;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhëve Serbe dhe Turke janë përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në paketën e Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira të sistemit ligjor dhe të ligjeve te aplikueshme ne Republikën e Kosovës;
  • Të posedoj integritet profesional, etikë dhe ndershmëri;
  • Të ketë komunikim efektiv, veçanërisht kur është fjala për të diskutuar çështjet juridike me jashtë;
  • Të mbaj pamje profesionale si dhe të siguroj një imazh pozitiv të kompanisë për publikun.

SI TË APLIKONI?

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju duhet të dërgoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit dhe dëshmi për kryerjen e provimit të Jurisprudencës;
  • Dëshmi nga përvoja e punës dhe
  • Certifikata/ Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në këtë email adresë: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më datë: 30 Nëntor 2021, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI:

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret  aplikimin nga të gjithë personat e gjinisë femërore dhe mashkullore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe të përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email