Këshilltar/e i/e lartë i Guvernatorit

64x64 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar më
25/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Këshilltar i lartë i Guvernatorit
Njësia organizative: Kabineti i Guvernatorit
Grada: 2.b
Raporton tek: Guvernatori / Kabineti i Guvernatorit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe monitoron strategjinë për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar;
  • Monitoron zhvillimet e lidhura me sistemin financiar, si dhe informon Guvernatorin rreth këtyre zhvillimeve;
  • Këshillon Guvernatorin sa i përket zhvillimeve dhe ndryshimeve në legjislacionin ndërkombëtar, lidhur me sistemin financiar;
  • Monitoron kuadrin ligjor, rregulloret dhe standardet aplikative të zbatueshme ndaj institucioneve financiare dhe këshillon Guvernatorin për zhvillimin dhe ndryshimin e tyre;
  • Merr pjesë në komisione/grupe punuese të veçanta brenda dhe jashtë BQK-së me autorizim të Guvernatorit ose Bordit Ekzekutiv të BQK-së;
  • Detyra tjera sipas kërkesës së Guvernatorit dhe për nevoja të Kabinetit të Guvernatorit.

Kualifikimi:

  • I diplomuar në Financa, Ekonomi apo Biznes;
  • Preferohet të ketë certifikime në menaxhimin e rreziqeve financiare;

Kërkesat e veçanta:

  • Të ketë njohuri të avancuara të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar;
  • Të ketë njohuri të avancuara rreth operacioneve të institucioneve financiare,
  • Të ketë njohuri të avancuara për kuadrin ligjor, rregulloret dhe standardet aplikative të zbatueshme ndaj institucioneve financiare, për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre;
  • Njohje e mirë e legjislacionit bankar të Bashkimit Evropian;
  • Të ketë njohuri të avancuara të menaxhimit të rreziqeve financiare;
  • Rrjedhshmëri në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze;
  • Njohje e shkëlqyeshme e programeve të MS Office;
  • Përpikëri në respektimin e afateve për punët dhe angazhimet e caktuara nga mbikëqyrësi;
  • Të demonstroj aftësi të mira të komunikimit gojor, komunikimit me shkrim, të dëgjimit dhe prezantimit me mbikëqyrësit dhe palët e tjera;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip;
  • Aftësi në menaxhimin e kohës lidhur me kompletimin dhe cilësinë e detyrave të punës.

Përvoja e kërkuar:

  • Së paku 10 (dhjetë) vite përvojë pune në sistemin financiar
  • Preferohet përvoja në pozita udhëheqëse apo menaxheriale në institucione financiare.

Të gjithë kandidatët duhet t’i paraqesin dokumentet vijuese:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 09 korrik 2021.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Grante për vullnetarizëm   Kosovë e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021