
Përshkrimi
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Ri-Shpallje për vend të lirë pune
- Pozita: Këshilltar i Lartë Ekonomik dhe Financiar
- Organizata: Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)
- Lokacioni: Prishtinë (Republika e Kosovës)
- Data e shpalljes së konkursit: 30.12.2020
- Data/ora e mbylljes: 29.01.2021, 16:00 (koha lokale)
- Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (3 vjet) me mundësi vazhdimi
- Periudha provuese: 3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës dhe jo më vonë se 01.03.2021 (cilado datë të jetë e para)
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 067L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar emërohet nga Drejtori Menaxhues i FKEE për një mandat që nuk i kalon tre (3) vjet, me një mundësi të riemërimit. Ai, ajo raporton te Drejtori Menaxhues i FKEE.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues, Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave ) aktiviteteve të besuara atij , saj nga Drejtori Menaxhues dhe shpërndarjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra ) aktivitete në kohë. Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për përkthimin e njohurive dhe përvojave në fushën e Këshillimit për FKEE në përputhje me standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
Këshilltari i Lartë Ekonomik dhe Financiar është përgjegjës për sa vijon:
- Vlerësimin e propozimeve të pranuara të projekteve nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar dhe përgatitjen e raporteve të vlerësimit për përpunim të mëtejshëm nga FKEE-ja:
- Kontributet për zhvillimin e thirrjeve (p.sh. përshtatshmëria, kriteret teknike etj.):
- Veprimin si Menaxher i Projektit në projektet EE dhe BRE të mbështetura nga FKEE-ja, me detyrim që të ndjekë projektin nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Inicimin e Projektit, gjatë zbatimit, mbikëqyrjes dhe deri në komisionim
- Pjesëmarrjen në Komisionin Teknik si dhe në Komisionet e Vlerësimit për Tenderët
- Ofrimin e përkrahjes teknike për FKEE-në në çdo çështje teknike që kërkon një profil të një eksperti ekonomik dhe/fose financiar.
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore
- Ka përvojë profesionale në Ekonomi dheJose Financa ose ekuivalent me nivelin e arritur të
arsimit që korrespondon me nivelin VIJ1 në Shtojcën 4 të rregullores për shpërblimin e personelit të FKEE (programi i arsimit të lartë, programi më i lartë profesional: për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë: - Pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme profesionale, nga të cilat të paktën tre (3) vjet në detyra ) aktivitete relevante, mundësisht si Këshilltar në Ekonomi dhefose Financa:
- Njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe gjuhën angleze
- Posedimi i shkathtësisë informatike në Aplikacionet MS (VVord, Excel, PovverPoint, etj.):
- Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar: (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës të këtij njoftimi për vend të lirë të punës).
E) Shpërblimi
Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për
Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
- CV-në e hollësishme të aplikuesit
- Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
- Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
- Letrën e motivimit përfshirë vizionin e aplikuesit për punën e Këshilltarit të Lartë Ekonomik dhe Financiar gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 5 (pesë) faqe).
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në info@fkee-rks.net deri më
29 Janar 2021, ora 16.00.
Aplikacionet që nuki kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-4 më lart) nuk do të merren parasysh.