Kërkesë për shprehje interesit: Ekspert ligjor

fondi kosovar per garanci kreditore e1562752674815
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Publikuar më
17/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

KËRKESA PËR SHPREHJE TË INTERESIT
(SHËRBIME KONSULENCE – KONSULENT INDIVIDUAL)

SHTETI - Kosovë
EMRI I PROJEKTIT - Projekti për forcimin e sektorit financiar,
Nr. i Kredisë IDA 6416-XK
Numri identifikues i Projektit165147
TITULLI I ANGAZHIMIT: Ekspert ligjor (me gjysmë orari)
Numri referencë 05/CS/IC/2021

Datë: 16/06//2021

Informata të përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është subjekt i pavarur juridik i themeluar me ligj për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVM- të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë Kredi nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) në shumë prej 22.3 milionë Euro (ekuivalent i 25 milionë USD) për financimin e Projektit të Forcimit të Sektorit Financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe trevjeçare. Ky Projekt ka për qëllim të ndihmojë QK-në për të përmirësuar qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla, të vogla dhe të mesme duke forcuar kapacitetin financiar dhe teknik të Fondit për Garanci Kreditore të Kosovës.

Përshkrimi i përgjegjësive të punës:

Eksperti ligjor realizon rishikimin e Marrëveshjeve ekzistuese për garanci (në shqip dhe anglisht) ndërmjet Fondit për Garanci Kreditore të Kosovës (FKGK) dhe Institucionit Financiar Partner (IFP) për të gjitha dritaret e garancive. Për ta përmbushur këtë detyrë, fokusi duhet të jetë (mes tjerash) në kërkesat në vijim:

  • Ta kontrollojë kuadrin e përgjithshëm ligjor të FKGK, sipas nevojës;
  • Ta kontrollojë strukturën dhe planifikimin e marrëveshjeve të garancive (përmbajtja, kapitujt, nenet, paragrafët, nënparagrafët, qartësia e dispozitave, aspekti teknik, si dhe dizajni i dokumentit);
  • Të kryejë kontroll gjuhësor në shqip dhe anglisht të marrëveshjeve të garancisë (MG),
  • Ta kontrollojë përdorimin e gjuhës adekuate dhe të përshtatshme juridike të MG dhe kornizës së përgjithshme ligjore të FKGK;
  • Ta kontrollojë pajtueshmërinë e MG me Ligjin për themelimin e FKGK dhe ligjet dhe rregulloret lokale të aplikueshme, siç janë: ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ligji për parandalimin e pastrimit të parave, ligji për procedurën e përmbarimit, ligji për pronësinë dhe të drejtat e tjera sendore, si dhe ligjet dhe rregulloret e tjera në fuqi;
  • Të verifikojë nëse MG-të kanë mbuluar në mënyrë adekuate termat dhe kushtet e dritareve të garancisë;
  • Kontrolloni nëse GA-të janë në përputhje me BB dhe IFI / donatorë të tjerë;
  • Në koordinim me stafin e FKGK, të verifikojë nëse shërbimet e garancisë për produkte të ndryshme kreditore janë përfshirë në mënyrë adekuate në marrëveshjet e garancisë;
  • Të propozojë një draft të ri (mostër) të marrëveshjes së garancisë dhe/ose dokumente të tjera ligjore (në shqip dhe anglisht) duke marrë parasysh kriteret e përmendura më sipër dhe praktikat më të mira të hartimit të kontratave komerciale dhe praktikat më të mira në përgjithësi.

2. Eksperti analizon dhe sugjeron një metodologji të duhur për përcjelljen e kontratave të palëve të treta të nënshkruara nga FKGK me institucionet financiare ndërkombëtare. Për ta përmbushur këtë detyrë, fokusi duhet të jetë (mes tjerash) në kërkesat në vijim:

  • T’i nxjerrë të gjitha kërkesat/kushtet/detyrimet kryesore/afatet minimale nga kontrata (marrëveshja) me donatorët dhe palët e treta;
  • Të zbatojë një mekanizëm kontrolli për të siguruar se në marrëveshjet e reja të garancive do të respektohen kërkesat e kontratës (marrëveshjes) me donatorët dhe palët e tjera të treta;
  • Të dalë me propozim për metodologjinë/instrumentin softuerik që do të mundësojë zbatimin e duhur të këtij mekanizmi kontrolli.

Kualifikimet dhe shkathtësitë:

  • Diplomë të fakultetit juridik (përparësi kanë kandidatët me diplomë Master në të drejtën administrative, të drejtën tregtare/financiare);
  • Së paku shtatë (7) vjet përvojë relevante (përparësi kanë kandidatët me përvojë të mëhershme të punës në hartimin e legjislacionit, marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, të drejtës tregtare ose të korporatave);
  • Komunikim i shkëlqyeshëm me shkrim dhe me gojë;
  • Njohuri të lartë të gjuhës angleze;
  • CV dhe Letra Motivuese;
  • Diplomat, certifikatat dhe dokumentet e tjera përkatëse në lidhje me përvojën tuaj;
  • Tri (3) referenca me shkrim, ose, në mungesë të tyre, një listë me emrat e 3 mbikëqyrësve ose bashkëpunëtorëve të mëparshëm profesionalë që mund të kontaktohen nga FKGK;

Kohëzgjatja dhe orari i pagesave

Eksperti Ligjor do të jetë me pozitë me gjysmë orari në kuadër të Projektit. Eksperti Ligjor do t’i ofrojë shërbimet për gjithsej 30 ditë (1 korrik 2021 - 31 dhjetor 2021). Punësimi i konsulentit gjithmonë i nënshtrohet performancës së kënaqshme.

Raportimi

Eksperti ligjor i raporton Koordinatorit të Projektit/Drejtorit Menaxhues të KFGK.

Procesi i përzgjedhjes:

Individët me përvojë dhe me kualifikimet e duhura do të përzgjidhen sipas dispozitave të Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimit të Projektit të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, pas procesit të hapur të përzgjedhjes konkurruese.

Konsulentët individualë të interesuar mund të marrin informata të mëtejshme në adresën vijuese gjatë orarit të punës: 08:00 16:00 (nga e hëna deri të premten).

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me postë elektronike në adresën vijuese deri më: 30 Qershor, 2021.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Adresa: Rr. “Njazi Alishani nr. 5,
10000, Prishtinë, Kosovë,
Email: procurement@fondikgk.org

Listime të ngjashme

Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021
02/08/2021