Kërkesë për ofertë për mirëmbatje të webfaqes

Inject e1612087732430
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazai - INJECT
Publikuar më
03/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Organizata jofitimprurëse "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT" u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.inject.org

Kërkesë për ofertë për mirëmbatje të wefaqes

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, kërkon të angazhojë një kompani e cila do të merret me mirëmbajtjen e webfaqes, shtimin e kategorive dhe editimin.

Detyrat e ofertuesit:

  • Programimi në tri gjuhë: shqipe, serbe dhe angleze.
  • Editimi i pjesës administruese, ku bëhet shtimi apo fshirja e përmbajtjes.
  • Trajnimi i stafit për publikimin e materialit.
  • E-mail pa limit, me domain të organizatës.
  • Migrimin e materialeve në kategoritë dhe nën-kategoritë përkatëse.
  • Adaptimi i faqes për shfrytëzuesit nga telefoni; duhet të ketë madhësi dhe të kodohet për ndërveprim të lehtë në një pajisje celulare; teksti lehtë i lexueshem, e lehtë për të pasur qasje në butona, dhe lidhjet të jenë mjaftueshëm të mëdha për tu klikuar.
  • Hostingu i faqes.
  • Në rast të shkëputjes së kontratës, të mundësohet kalimi i hostingut në pronësi të organizatës, pa pagesë.
  • Backup dy herë deri me 31.05.2022.
  • Përditësimi i programimit, updates kur është e nëvojshme për siguri më të lartë.
  • Rregullimet e problemeve teknike në rast të ndonjë problemi.
  • Kalkulator për filtrimin e të dhënave.

Vërejtje: Sipas Ligjit 03 / L-037 të TVSH-së, Udhëzimit Administrativ 03/2015 dhe Shpjegimit Publik 04/2016; ofertat duhet të dërgohen pa TVSH. INJECT do t’ju dërgojë dokumentin për lirim nga TVSH përpara marrjes së faturës.

Kushtet e ofertimit:

  • Kopja e çertifikatës së regjistrimit, numri fiskal.
  • Kompania duhet të ketë të paktën një (1) vit përvojë profesionale në këtë fushë;
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania ofertuese;  Oferta duhet të dërgohet në format PDF përmes email-it në: info@inject-ks.org; ks.inject@gmail.com 
  • Me ofertë dërgoni edhe disa shembuj të punës suaj, të dizajnit të webfaqeve.
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është data 12.09.2021.
  • Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë apo nuk ndjek udhëzimet e cekura nuk do të merret parasysh.
  • Kontrata me kompaninë fituese deri me 31.05.2022 me mundësi vazhdimi.

Kushtet e përgjithshme

INJECT e rezervon të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara. Vendimi final nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të INJECT. Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni për Vlerësim i Prokurimit të INJECT në momentin e mbylljes së procesit.

Me rëndësi:

Kriteret e vlerësimit bazohen në përvojën e punës së kompanisë, referencat e punës, kualitetin e punës paraprake si dhe oferta financiare. Kriteri i dhënies së kontratës: operator përgjegjës, çmimi më i ulët për kualitetin më të mirë.

Ju lutemi që në email-aplikim, në subject të shënoni: Ofertë për mirëmbatje të webfaqes.

Initiative for Justice and Equality – INJECT
Rr. Shaban Palluzha nr.3, 10 000 Prishtina, Kosovo
Mob: + 383 44 600 530
Email: info@inject-ks.org
Web: www.Inject-ks.org

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Kërkesë për ofertë   Prishtinë e re
03/12/2021
22/11/2021
21/11/2021