Kërkesë për oferta: Furnizues për materiale të rrobaqepësisë

64x64 jahjaga foundation
Fondacioni Jahjaga
Publikuar më
01/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Kërkesë për oferta 

#2021-002

Furnizues për materiale të rrobaqepësisë

Fondacioni Jahjaga është një organizatë jo-qeveritare, e themeluar nga Presidentja e Kosovës (2011-2016), znj. Atifete Jahjaga. Misioni i Fondacionit Jahjaga është të kontribuojë në procesin e demokratizimit në Kosovë përmes gjithëpërfshirjes sociale, mbështetjes për grupet e margjinalizuara dhe krijimit të kushteve për paqe në rajon.

Fondacioni Jahjaga është duke punuar në projekte të ndryshme për realizimin e te cilave na duhet bashkëpunim për sigurimin e produkteve specifike. Një ndër projektet tona aktuale përfshin krijimin dhe dizajnimin e një linje të veshjeve.

Përshkrimi i shërbimeve

Në kuadër të kësaj thirrje, Fondacioni Jahjaga kërkon sigurimin e materialeve të rrobaqepësisë për krijimin e linjës së parë të veshjeve, si dhe për krijimin e linjave të ardhshme.

Shpallja e plotë.

Procesi i Aplikimit

Kontraktorët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të paraqesin këto dokumente:

  1. Ofertën financiare me çmime specifike për njësi, për secilin produkt, të cilat do të aplikohen përgjatë gjithë kohës së bashkëpunimit. Çmimet e ofruara duhet të përfshijnë TVSH.
  2. Kopjen e çertifikatës së regjistrimit të kontraktorit.
  3. Pasqyren e stock-ut/ mallit për produktet e kërkuara.

Dokumentet e lartë përmendura duhet të dorzohen jo më vonë se me datë 12 Shtator 2021 në e-mail adresën: contact@jahjagafoundation.org.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

22/11/2021
22/11/2021
21/11/2021
19/11/2021