Thirrje e hapur: Programi për punë praktike (30)

OSCE Mission in Kosovo
Publikuar më
25/06/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Thirrje e hapur: Programi i OSBE-së për punë praktike 2021

Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje studentëve nga 20 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për programin tre-mujor të praktikës nëpër institucione të ndryshme partnere.

Programi synon të përfshijë të rinjtë në punën e institucioneve të vendimmarrjes dhe politikëbërjes dhe t'i njoftojë ata me mandatin, fushën e punës, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Kandidatët e interesuar kërkohen që të dërgojnë CV-në e tyre (maks. 1 faqe, që përmban të gjithë informacionin e kërkuar në pjesën e kualifikimeve) dhe një letër motivuese (maks. 1 faqe), në anglisht, në: OMIKApprenticeship2021@osce.org, jo më vonë se më 30 qershor 2021

⇒  Shpallja e plotë.