Kalkluant/e

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
09/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Vushtrri.

Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë;

  •  Kalkluant/e (1 pozitë) 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen regjistrimin faturave të shitjes, blerjes dhe kthimeve të mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht,
  • Bënë regjistrimin e furnitorëve dhe artikujve të rinjë,
  • Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave, • Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit,
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet,
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, shpenzimeve etj.
  • Kontrollon dhe raporton ne baza mujore për Librat Shitje/Blerje,
  • Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës,
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet: 

  • Duhet të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik,
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante,
  • Preferohet të ketë njohuri të programit Bilanc Online,
  • Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil/e dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese,
  • Të ketë aftësi të mira të punës në kompjuter,
  • I/e gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ Afati për aplikim deri me datë: 21.09.2020

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.