
Oda e Avokatëve të Kosovës
Përshkrimi
Konkurs për 5 (pesë) juristë të diplomuar – praktikantë në OAK
31.03.2022, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për 5 (pesë) juristë të diplomuar, si dhe 5 (pesë) juristët pasues do të mbeten në listën rezervë.
Kushtet:
Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet Master.
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivuese
- Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Kopje e noterizuar)
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
- Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)
Gjatë praktikës praktikantët do të;
- Angazhohen në përgatitjen e trajnimeve dhe seminareve të organizuara për avokatë dhe praktikant të avokatisë në kuadër të Qendrës Trajnuese për Avokat;
- Angazhohen në azhurnimin e shënimeve në bazën e të dhënave të OAK;
- Angazhohen në Zyrën për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare;
- Angazhohen në Zyrën e Financave;
- Angazhohen në Zyrën e Prokurorit Disiplinor dhe në Zyrës Disiplinore;
- Angazhohen në Zyrën për Komunikim etj.
- Marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të OAK dhe përkrahjen e administratës,
- Marrin pjesë në seancat disiplinore;
- Asistojnë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve te aktiviteteve si dhe agjendat e ndryshme;
- Përkrahin stafin e OAK-së në përgatitjen e shënimeve, raporteve, punëve administrative juridike;
- Ndihmojnë stafin e OAK-së në organizimin e takimeve, konferencave, trajnimeve, seminareve;
- Ndihmojnë në kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrat e OAK-së në Prishtinë Rr. Bedri Pejani nr.31, deri me datë 14 Prill 2022 në ora 16:00.
Do të kontaktohen vetëm juristët që do të ftohen për intervistim.