
KEDS Energy
Përshkrimi
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Zyrën Ligjore,KEDS SH.A. më datë 09.02.2022 shpall vend të lirë pune:
Pozicioni i punës: JURIST PËR PËRFAQËSIME
Lokacioni dhe numri i pozitës: Distrikti i Gjakovës (1)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Përfaqëson dhe mbron në Gjykatë lëndët civile, penale dhe përmbarimore të KEDS/KESCO;
- Harton shkresat gjyqësore, paditë, propozimet për përmbarim, kallëzimet penale, ankesat dhe kërkesat që lidhen me lëndët gjyqësore;
- Përgatit kundërshtime për lëndët gjyqësore, mbrojtjen dhe hartimin e shkresave për konteste civile, administrative dhe të marrëdhënies së punës;
- Harton propozime për ekzekutim për mos pagesë të energjisë elektrike dhe padi tjera;
- Mbron dhe përfaqësimin e kompanive KEDS/KESCO nga paditë prej palëve të treta;
- Hulumton dhe analizon ligjet, procedurat dhe dokumentet tjera ligjore;
- Dokumenton, regjistron dhe raporton për numrin e lëndëve të përfunduara në favor dhe kundër KEDS/ KESCO;
- Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore për punët e Departamentit Ligjor;
- Bën propozime për përmbarim në bazë të faturës (ekstraktit nga librat afariste), aktgjykimet penale si dhe paditë në bazë të aktgjykimeve penale;
- Përgatit kallëzime penale për keqpërdorim të energjisë elektrike si dhe veprave penale ku KEDS është palë e dëmtuar, shkaktimi i rrezikimit të përgjithshëm si për palët e treta ashtu edhe ndaj KEDS;
- Ndihmon në sigurimin e materialit për përpilimin e kontratave për shfrytëzimin e pronave, kontesteve pronësore, kompensimit të dëmit nga prona, etj;
- Asiston dhe lehtëson procedurën përmbarimore për realizimin e borxhit për mos pagesën e energjisë elektrike;
- Merr pjesë në mbledhje të organizuara me palët e treta;
- Merr pjesë në negocime eventuale të kontratave sipas nevojës;
- Kryen edhe detyra tjera ashtu siç i caktohen nga Menaxheri/Këshilltari i Përgjithshëm.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
- Provimi i përfunduar i Jurisprudencës;
- Minimum 3 vite eksperiencë pune në fushë Ligjore;
- Eksperiencë për raste me Gjykatat për konteste të ndryshme;
- Njohuri të mira të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës, veçanërisht ligjin mbi procedurën kontestimore dhe përmbarimore, ligjin për marrëdhëniet detyrimore, si dhe kodin penal dhe të procedurës penale;
- Njohuri në hartimin e padive, propozimeve për përmbarim, kallëzimeve penale, përfshirë hartimin e shkresave dhe kërkesave, kundërshtimeve, që lidhen me lëndët gjyqësore;
- Njohja e gjuhës Angleze dhe Serbe janë përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office;
- Kategoria B e vozitjes është e domosdoshme;
- Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe aftësi për të vlerësuar rrezikun;
- Të jetë person bashkëpunues, pozitiv dhe i hapur për punë ekipore.
SI TË APLIKONI?
Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju duhet të dërgoni dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit dhe Certifikatën e provimit të Jurisprudencës;
- Dëshmi nga përvoja e punës;
- Certifikata/ Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në këtë email adresë:
HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më datë: 23.02.2022, në ora 16:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
- KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikimin nga të gjithë personat e gjinisë femërore dhe mashkullore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe të përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.