
Përshkrimi
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
- Pozicioni: Junior Zyrtar për Blerje
- Departamenti: Prokurim
- Lokacioni: Drenas, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit dokumentacionin dhe bënë realizimin e kërkesave për blerje sipas procedurave të aplikueshme në kompani
- Ofron ndihmë në gjetjen e furnitorve te rinjë
- Zgjidhë mospërputhjet në fatura si dhe kushtet dhe termat tjerë të procesit
- Mundëson dorëzimin në kohë te materialeve / produkteve sipas kushteve të negociuara
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë Universitare
- Përvojë pune në fushen e prokurimit do të përbëjë avantazh
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
- Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët
- Njohuri të shkelqyeshme të gjuhes angleze (në të shkruar dhe në të folur-obligative)
- Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft office)
Kushte e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 29/10/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Junior Zyrtar për Blerje”
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.