Inxhinier i Ndërtimtarisë për Projekte

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Publikuar më
22/06/2021
Qyteti
Drenas
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier i Ndërtimtarisë për Projekte
Departamenti: Projekte
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Ndërtimtarisë do të jetë përgjegjës për të gjitha disiplinat inxhinierike dhe teknike që përfshijnë projektet të ndërtimit. Do të planifikojë, parashikojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet teknike me qëllim të sigurimit të saktësisë dhe cilësisë së projektit nga konceptimi deri në përfundim.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Drejton dhe koordinon shpërndarjen efektive të projekteve të inxhinierisë civile që përmbushin rezultatet e kërkuara, duke siguruar përfundimin me kohë dhe brenda buxhetit
  • Rishikon rregullisht produktivitetin, efektivitetin, cilësinë dhe përfitimin e projekteve, duke përfshirë përcjelljen e vazhdueshme të projekteve
  • Rishikon dhe bën rekomandime për menaxhmentin në lidhje me pajisjet dhe kërkesat e burimeve, për të ofruar në mënyrë efektive dhe efikase
  • Organizon dhe raporton me kohë për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me detyrat që i janë besuar atij/asaj
  • Informon Ekipin e Projektit dhe palët e tjera të interesit të përfshira dhe bien dakord me ta për aktivitetet e planifikuara, kur është e nevojshme
  • Sigurohuni për një ambient të sigurt pune për të gjithë anëtarët e ekipit
  • Përgatit dhe lëshon dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe raportet në lidhje me detyrat e ngarkuara
  • Kur është e nevojshme, rishikon, komenton dhe analizon dokumentacionin teknik
  • Sugjeron zgjidhje teknike për përmirësimin e punës / kontrollit
  • Shkruan raporte të qarta, të sakta, korrespondencë, memorandume dhe specifikime
  • Zbaton dhe mbështet projekte dhe aktivitete të tjera të NewCo Ferronikeli siç kërkohet

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinierinë e Ndërtimit
  • Aftësia për të planifikuar punën dhe përfunduar detyrat e punës brenda buxheteve të përcaktuara dhe afateve kohore
  • Të paktën 3 deri në 5 vite përvojë profesionale të inxhinierisë
  • Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe për të alokuar resurset në mënyrë sa më efektive
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe vetiniciativë
  • Aftësi të forta analitike, zgjidhje të problemeve dhe vendimmarrje
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira kompjuterike, përfshirë produktet e Microsoft Office dhe aplikacione të tjera të programeve për projekteve

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 05.07.2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Ndërtimtarisë për Projekte”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

28/10/2021
22/10/2021
Asistente Ekzekutive   Prishtinë
21/10/2021
Praktikantë (2)   Prishtinë
21/10/2021