Inxhinier i Mekanikës

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Publikuar më
20/01/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Inxhinier i Mekanikës
I përgjigjet:  Menaxherit të Impiantit për Ujëra të Ndotura (ITUN) dhe Pergjegjesitë të sektorit të Pompave.
Ekzekutues: 1 (Një)
Paga: 650 euro.

Kohëzgjatja e Kontratës:  Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Mbështetje menaxhmentit të impiantit në menaxhimin e punëve të stafit dhe nën-kontraktuesve
  • Sigurim që të gjitha informatat relevante (orari i punës së pompave, testet € funksionalitetit të pompave, valvulave dhe pajisjeve tjera, dëmeve, pengesave, zëvendësimeve të nevojshme) të jenë regjistruar si duhet
  • Mbështetje në planifikimin e mirëmbajtjes
  • Mbështetje në planifikimin e furnizimit me materiale dhe kemikate
  • Zbatimi i rregulloreve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Mbështetje në përgatitjen dhe përdorimin e formularëve për punë të ndryshme
  • Vlerësimi i gjendjes dhe performancës së aseteve mekanike
  • Mbështetje në planifikimin e riparimeve të pajisjeve mekanike.

Kerkesat/Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomë universitare në inxhinieri mekanike,
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim,
  • Përvojë në mirëmbajtjen e pajisjeve mekanike
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune në fushen emekanike
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese,
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Letër motivimin.

Aplikacionet mund të merrenë në zvrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini 'Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Meb — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. http://hidrodrini.com/

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës). Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Heb — faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore. Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpallja e plotë.