Inxhinier i Gjeologjisë

ferronikeli newco
NewCo Ferronikeli Complex
Publikuar më
14/07/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Inxhinier i Gjeologjisë
Departamenti: Miniera
Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është person përgjegjes për përcjelljen e punimeve gjeologjike në miniera
  • Kontrollon dhe mbikqyrë punën e marrjes së mostrave në teren
  • Bënë përcjelljen e hulumtimeve gjeologjike në teren
  • Përgatit dhe zbaton planet operative javore,mujore dhe vjetor të minierave
  • Është person përgjegjes për përgatitjen e mostrave për dergim në laborator
  • Përpunon analizat kimike të mostrave
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojes

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Gjeoshkencave - Drejtimi Gjeologji
  • Përvojë pune 2-3 vite në pozicione të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft office)
  • Të ketë njohuri shumë të mira lidhur me programet gjeologjke si Autocad civil 3D ( obligative)
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (e preferueshme)

Kushte e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 17/07/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Gjeologjisë

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

14/09/2020