
Përshkrimi
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH. A,shpall:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
- Pozita: Inxhinier përgjegjës i makinerisë - një (1) vend pune
- I përgjigjet: - Udhëheqësit të Divizionit të Prodhimit/Koogjenerimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Merr pjesë në organizimin e punës dhe kujdeset për realizimin e detyrave nga ana e punëtorëve të lidhur drejtëpërërejtë me prodhimin-kogjenerimin, gjatë sezonës së ngrohjes dhe jashtë saj;
- Merr pjesë në intervenime për përmirësimin e kualitetit dhe efikasitetit të punës së pajisjeve prodhuese, duke planifikuar materialin dhe personelin e nevojshëm.
- Është përgjegjës i drejtpërdrejtë për organizimin e punës në rrethana të veçanta gjatë sezonës së ngrohjes;
- Është përgjegjës për punën në stacionin SNN;
- Është përgjegjës për të gjitha stabilimentet, që ndodhen në stacion SNN;
- Për evidentimin e punëve të kryera dhe materialit të harxhuar, aplikon dhe përkujdeset për urdhëresat e punës;
- Kujdeset dhe përcjellë procesin e punës në stacionin SNN dhe raporton për gjendjen e saj te udhëheqësi i Divizionit të prodhim-kogjenerimit;
- Merr pjesë në përpilimin e planit të riparimit dhe dinamikën e zbatimit të punëve të planifikuara sipas planit aksional veror;
- Jep propozime dhe kujdeset, që ekipet të kompletohen me vegla pune dhe pajisje të nevojshme mbrojtëse;
- Merr pjesë dhe jep propozime për planifikimin e buxhetin vjetor të departamentit;
- Propozon zgjidhje teknike, më qëllim të rritjes së efikasitetit dhe kualitetit të punës;
- Mbi punën e kryer raporton ne baza ditore, javore dhe mujore;
- Kryen edhe punët tjera, të cilat delegohen nga menaxhmenti.
Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
- Bachelor/Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
- Pesë (5) vite përvojë pune.
- Inovativ, orientuar drejtë zgjidhjes dhe mënyra e të menduarit nga optimizimi i procesit.
- Kuptim i shkëlqyer teknik.
- Të demostroj njohuri për kodet, standardet dhe rregulloret e aplikueshme për këtë rol.
- Të ketë aftësi në instalimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha llojeve të sistemeve të ngrohjes rezidenciale dhe komerciale.
- Të ketë njohuri të mjaftueshme të mjeteve, pajisjeve dhe materialeve të zakonshme për punë.
- Përdorimi profesional i produkteve të MS-office dhe AutoCAD.
- Njohja e gjuhes angleze e dëshirueshme.
- Aftësi të forta të punës në ekip dhe aftësi komunikuese.
- Niveli i lartë i iniciativës dhe angazhimit.
- Mënyrë e strukturuar, e pavarur dhe e zellshme e punës.
- Niveli i lartë i angazhimit dhe orientimi ndaj klientit.
- Aftësitë organizative.
- Besueshmëri.
Informatë për procedurën e konkurimit
Aplikantët e interesuar për vendet e punës duhet të bashkëngjisin këto dokumente:
- Aplikacionin e plotësuar.
- CV e aplikantit.
- Dëshminë e kualifikimit shkollor.
- Dëshminë mbi përvojën e punës,trusti, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
- Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide dhe Origjinale).
- Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.
- Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP ”Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 02.03.2022 deri me datë 16.03.2022 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë apo përmes postës, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30.
Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Inkurajojmë që për pozitat e shpallura të aplikojnë femrat edhe meshkujt. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.
Këtu mund të shkarkoni aplikacionin duke mbajtur shtypur tastin CTRL dhe duke klikuar Shkarko Aplikacionin me ngjyre te kaltër: Shkarko Aplikacionin
Ose duke kopjuar këtë link: https://termokos.org/wp-content/uploads/2022/03/APLIKACIONPUNESIMI-2022.docx