Inxhinier/e për Tarifim dhe Faturim

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
19/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zhvillues/e i/e Tarifimit dhe Faturimit do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Përkthen kërkesat afariste në dizajnim specifik të procesit për aplikimin e sistemit.
    Merret me tiketat e problemeve, urdhrat e punës dhe kërkesat për ndryshime.
  • Siguron disponueshmërinë dhe performancën e sistemeve të tarifimit.
  • Kryen zgjidhjen e problemeve (troubleshooting), krijon kopjet rezervë të planifikuara, për sistemet e faturimit.
  • Kryen zhvillimet e nevojshme në platformat e lidhura me platformën e faturimit.
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të platformave të pagesës dhe faturimit;
  • Njohuri të sistemeve operative UNIX/Linux, Oracle DB PL/SQL (apo PostgreSQL), dhe teknologjisë Java;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Shkathtësi të fuqishme analitike.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike.

Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 2 vite përvojë në Operimin dhe Mirëmbajtjen e Sistemit të platformave të faturimit dhe tarifimit, apo zhvillim të aplikacioneve të ERP-së

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi: Prishtinë

Afati i aplikimit: 29/05/2021

Apliko online.

Listime të ngjashme