Inxhinier/e i/e Mirëmbajtjes së Rrjetit në Terren

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
09/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Inxhinier/e i/e mirëmbajtjes së rrjetit në terren  i raporton Menaxherit të mirëmbajtjes së rrjetit në terren dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
  • Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
  • Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
  • Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
  • Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
  • Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri shumë të mirë të: të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve.
  • Njohuri të mira përtë gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjeteve, parametrat e performancës së rrjeteve, tipologjitë së rrjeteve, proceset e implementimit/integrimit të rrjeteve.
  • Të jetë i gatshëm për të punuar në lartësi (në shtylla të telekomunikacionit)
  • Të posedoj patent shofer kategoria B (së paku 2 vjet).
  • Aftësi në punë ekipore.

Përvoja e punës e kërkuar: Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve min. 3 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 15.07.2020.

Apliko online.

Listime të ngjashme

27/09/2020
Account Manager (f)   Kosovë
23/09/2020
15/09/2020
29/07/2020