Inxhinier/e i/e Elektroteknikës

ipko e1640271171172
IPKO
Publikuar
25/02/2022
Skadon
05/03/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Inxhinieri/ja i/e Elektroteknikës do të ketë përgjegjësi për:

  • Sistemin e furnizimit me energji elektrike – Linja 10 kV,
  • Transformatorët 10/04 kV me shpërndarje në pjesën 0.4 kV
  • Gjeneratorët
  • Shpërndarësit e energjisë elektrike
  • Sistemin monitorues qendror – Sistemi SCADA
  • UPS-ët
  • Sistemet e ftohjes dhe të ngrohjes
  • Aparaturat elektrike
  • Sistemin DC – 48V
  • Sistemin rezerve – bateritë

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri shumë të mirë të sistemeve energjetike
  • Njohuri për ligjet dhe rregulloret e Kosovës që kanë të bëjnë me energjinë elektrike dhe me projektimet elektrike;
  • Njohuri për kontrollin e cilësisë,
  • Njohuri për softuerët në përdorim në Sistemin Monitorues Qendror dhe në sistemet tjera monitoruese,
  • Njohuri shumë të mira të programit Autocad, ose ndonjë aplikacioni tjetër për dizajnim
  • Njohuri për sistemet e klimatizimit dhe ngrohjes, si dhe njohuri tjera lidhur me punën.
  • Shkathtësi të fuqishme organizative dhe ndër-personale, shkallë të lartë të integritetit, iniciativë dhe aftësi për të punuar nën  presion, aftësi për t’i arritur afatet, aftësi për punë individuale dhe në ekip.

Edukimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. Preferohet master.

Përvoja e punës:

  • Minimum 5 vjet ne fushën përkatëse. Pervoja në udhëheqje është përparësi.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe  zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 05.03.2022.

Shpalljet e ngjashme

25/05/2022