Inxhinier/e i Arkitekturës (6), Inxhienier/e i Ndërtimtarisë (6)

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
22/06/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Sfondi për programin:

Programi i “ Masat Preventive - Intervenimet emergjente” në asetet e Trashëgimisë Kuturore Arkitekturale, është pjesë e sistemit për vlerësim dhe parandalim e rrezikut ndaj trashëgimisë kulturore dhe bazohet në prioritete për intervenim të dala nga Lista e Monumenteve në Rrezik që është themeluar mbi bazën e konsultimeve paraprake me Qendrat Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK).

Ky program parashihet në Politika Programore të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e aseteve të Trashëgimisë Kuturore Arkitekturale në rrezik përmes marrjes së masave parandalues deri në konservimin e tyre te plotë.

Programi i “ Masat Preventive - Intervenimet emergjente”  është  gjithëpërfshirës si ne aspektin territorial ashtu edhe ne aspektin e karakterit funksional të aseteve. Ajo përfshin intervenimet në afërsisht 35 asete të ndryshme. Për realizimin e programit lidhur me përpilimin dhe zbatimin e projekteve të intervenimeve emergjente MKRS

Shpall
KONKURS

Për rekrutimin e bashkëpuntorëve profesional të jashtëm për projektim dhe zbatim të projekteve për intervenime emergjente për Qendrat Rajonale të Trashëgimis Kulturore në:

  • QRTK-Prishtine
  • QRTK-Mitrovice
  • QRTK-Gjilan
  • QRTK-Prizren
  • QRTK Pejë
  • QRTK – Gjakovë

1

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS – QRTK
Titulli i punës: Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës,
Numri i personave që rekrutohen: 6
Kohëzgjatja: 6 muaj
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7 /vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Vendi i punës: QRTK respektive, Prishtine, Mitrovice, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë
Numri i referencës: 01-06/2021

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Do të udhëheqë punët në përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe në përgatitjen e dosjeve të ndërtesave me vlera të trashëgimisë kulturore;
  2. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK koordinon aktivitete për hartimin, zbatimin e projekteve për intervenime emergjente dhe kryen mbikëqyrje e punëve;
  3. Planifikon, koordinon dhe zbaton aktivitetet të parapara me projektin për intërvenime emergjente,
  4. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar:

  1. Master i Arkitekturës
  2. Së paku 3 vite përvoj punë

* Përparësi kanë kandidatët me diploma Master në fushën e trashëgimisë kulturore dhe përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore;

Dukomentacioni i nevojshëm

  1. Kopjen e dokumentit identifikues
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës (formati:EuroPass)
  3. Kopjen e Noterizuar të diplomës universitare,
  4. Dy (2) Referenca për përvojën e punes

2

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/MKRS
Titulli i punës:  Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë
Numri i personave që rekrutohen: 6
Kohëzgjatja: 6 muaj
Kategoria funksionale /Koeficienti: 7 /vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Vendi i punës: QRTK respektive, Prishtine, Mitrovice, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë
Numri i referencës: 02-06/2021

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e projekteve për konsolidimin e strukturavedhe mbikëqyrje.
  2. Analize dhe llogaritje statike të qëndrueshmërisë se monumenteve;
  3. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të QRTK-së përkatëse koordinon aktivitete dhe bën përgatitjen e projekteve;
  4. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar:

  1. Master i Ndërtimtarisë
  2. Së paku 3 vite përvoj punë

* Përparësi kanë kandidatët me diploma Master në fushën e strukturave ndërtimore tradicionale dhe përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore;

Dukomentacioni i nevojshëm

  1. Kopjen e dokumentit identifikues
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës (formati:EuroPass)
  3. Kopjen e Noterizuar të diplomës universitare,
  4. Dy (2) Referenca për përvojën e punes

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 22.06.2021.

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 05.07.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Programin  “ Masat Preventive - Intervenimet emergjente” .

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme