Intervistues dhe transkriptues (30)

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
05/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Sfond për projektin “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”:

Projekti “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” realizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe nga Fakulteti Filozofik, Dega e Antropologjisë. Ky projekt synon të mbledhë, të dokumentojë, të publikojë dhe të promovojë rrëfime te të mbijetuarve dhe dëshmitarëve okularë të masakrës së Krushës së Madhe në komunën e Rahovecit në Kosovë.

Deri në treqind [300] intervista të historisë gojore do të realizohen me qëllim të mbledhjes së kujtimeve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve okularë të masakrës. Mbledhja e intervistave audio dhe video, si dhe e materialeve të tjera relevante, do të mundësojë një pasqyrë të masakrës së Krushës së Madhe, do të kontribuojë në zgjerimin e njohurive, si dhe në të kuptuarit më mirë të asaj që kjo masakër la pas.

Ne mbështetje te projektit te historisë gojore  “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” projekt qe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga Biblioteka Kombetare e Kosoves “ Pjeter Bogdani “

Shpall

KONKURS

Për rekrutimin e 30 intervistuesve dhe transkriptuesve për projektin e historisë gojore “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”

I.

  • Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ Biblioteka Kombetare e Kosoves “ Pjeter Bogdani “
  • Titulli i punës: Intervistues dhe transkriptues në projektin e historisë gojore “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.
  • Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
  • Kategoria funksionale/Koeficienti:
    • Një intervistë = 50.00 Euro
    • Një transkriptë = 50.00 Euro

Gjithsej do të realizohen 300 intervista

Numri i referencës: 01/2021

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha trajnimet e organizuara në kuadër të projektit .
  2. Të marrin pjesë në identifikimin e të intervistuarve.
  3. Realizimi i intervistave me standarde të larta etike dhe profesionale.
  4. Transkriptimi i intervistave në mënyrë autentike dhe të saktë.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Të diplomuar ose në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin Filozofik apo në Fakultetin Filologjik.
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës dhe angazhimit paraprak në realizimin e intervistave në terren.
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Kohëzgjatja e emërimit:  1 vit

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 04.02.2021

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 12.02.2021 në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore/Biblioteka Kombetare e Kosoves“ Pjeter Bogdani “ për projektin:

“Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”:

Zyra Nr. 22 Adresa : Sheshi “ Nëna Terezë “ Nr. 35, Prishtinë.

Shpallja e plotë.