Interpretues/e i gjuhës së Shenjave

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
01/07/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67 dhe 68, neni 5 pika c e Ligjit Nr.03/L-068 për arsimit në Komunat e Republikës së Kosovës, neni 37 të Ligjit Nr.04/-032 për Arsimin Parauniversitar, Udhëzimi Administrativ nr.10/2018 si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës, Interpretues i gjuhës së Shenjave
Institucioni: Komuna e Gjilanit
Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji I pozitës: Shërbimit Publik
Numri i pozitave: 1 (Një)
Orari i punës: 40 orë në javë
Titulli i mbikëqyrës Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: 6 (gjashtë)
Kohëzgjatja: 01.09.2021 deri me 31.08.2022

Detyrat Kryesore të Interpretit:

  • Punë kryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës;
  • Interpreti ka për detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional social dhe personal të nxënësit përmes interpretimit dhe
  • .Interpreti ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të bashkëpunimit dhe komunikimit të personave me demtime në shqisat e të dëgjuarit
  • Interpreti punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillimit social e personal të nxënësit
  • Interpreti bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe stafin tjeter të shkollës për ecurin e procesit të mësimdhënjes dhe mësimxënjet për nxënësit në nevojë .
  • .Interpreti ofron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të arritjes së rezulltateve në procesin edukativo arsimor më të mirë të nxënësve
  • Interpreti bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera me qëllim të përvetësimit të praktikave të mira.
  • Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës;
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës;
  • Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollës;
  • Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon;
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në fuqi;
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ata;
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara me rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore;
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj;

Kualifikimi I nevojshëm, sipas UA(MASHT) nr.10/2018 6.Interpretues I gjuhës së shenjave:

  • Arsimi i mesëm ;
  • Certifikatën mbi kryerjen e trajnimit të gjuhës së shenjave me 120 (ECTS)

Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 8/2010, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Kushtet: 

  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Kopjen e vërtetuar të diplomës-Nostrifikimin, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
  • Dëshminë mbi përvojen e punës
  • Trajnime profesionale
  • Certifikata e lindjes
  • Dokumenti personal – letërnjofimi ose pasaporta (kopje)
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore
  • Certifikatë që nuk jeni nën hetime;

Informata të përgjithshme: 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 01.07.2021 deri me 15.07.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t’i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo t’i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara t’i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Gjilanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Gjilanit https://kk.rks-gov.net/gjilan/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Sqarim: 

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.

Listime të ngjashme

30/07/2021
30/07/2021
29/07/2021