Inspektor të Mjedisit

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
09/07/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr.037L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës dhe në Ligjin Nr.04:L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, me qëllim të ofrimit të
shërbimeve të veçanta, Komuna GllogociDrenas, Zyra e Personelit shpall:

KONKURS PUBLIK
ME MARRËVESHJE PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Për angazhim afatshkurter konform nenit 12 paragrafit 4, të Ligiit nr. 037L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosoves, (Marrëveshje për Shërbime të Veqanta).

Pozita: e vendit të punës: (Një) inspektor të Mjedisit - DI
Koeficienti: 7

Detyrat e punës:

  • Inspektimi i ujrave të zeza (kanalizimeve) sipas kërkesave, si dhe ndotësve të ajrit
  • Shqyrtimi i kërkesave të banorëve nga lëmia e mjedisit rreth ndotjes
  • Inspektimi i operatorve legal (gurëthyesve), si dhe marrja e masave ndaj kompanive që e shfrytëzojn materjalet guror në prona shoqërore pa pelqime nga MMPH-rë dhe KPMM
  • Merr pjesë në hartimet e planeve dhe Regulloreve nga lëmia e Mjedisit
  • Marrja e masave për hyrje në system të menaxhimit të mbeturinave
  • Marrja e masave për ndotësit e mjedisit,
  • Kryen punë tjera sipas kërkesës së eprorit.

Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja e zbatimit dhe implemetimit të Ligjeve dhe Rregulloreve
Komunale që kanë të bëjnë me këtë lëmi. Bashkëpunon me jtorin e Drejtorisë dhe njëherit
kordinon punët në këtë sektor rreth kompetencave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Mjedisit. Nga kjo pozitë kërkohet të arrihet një mjedis i pastër konform legjislacionit si dhe shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave të cilët kanë qasje në edukim për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.

Shkathtësitë e kërkuara: ( kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës)

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Universitare — Teknologji Ushqimore, Kimi, Mjedis,
  • Njohja e kompjuterit
  • Aftësi komunikimi me kolegët, palët, eprorët dhe rrethin
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion
  • Njohuri të mira nga fusha e lëmisë ku punon dhe të ngjashme.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr.039L-149 të Shërbimit Civil të
Republikës së Kosovës, Ligjin Nr.04:L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtuar e rekrutimit.

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë) ditë kalendarike, nga dita e publikimit 08/07/2020 deri më
15/07/2020, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Kohëzgjatja e angazhimeve është 5.5 muaj.

Vendi ku mund të merren dhe të dorëzohen aplikacionet:

Në objektin e komunës, kati i parë sporteli nr.10-12, gjatë orarit të punës. Aplikacionit i bashkangjitën kopjet dokumentacionit për kualifikim arsimor dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme për këtë vend pune,për të cilin konkurohet.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme