Inspektor/e Sanitar/e (3)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
28/07/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr.031L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe në Ligjin Nr.041L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, me qëllim të ofrimit të
shërbimeve të veçanta, Komuna Drenas/Gllogoc, Zyra e Personelit shpallë:

KONKURS PUBLIK ME
MARRËVESHJE PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Për angazhim afatshkurter konform nenit 12 paragrafit 4, të Ligiit Nr. 037L-149, për Shërbimin
Civil të Republikës së Kosovës, (Marrëveshje për Shërbime të Veqanta).

Titulli i vendit të punës: Inspektor Sanitar - Tri (3) pozita Drejtoria e Inspekcionit
Koeficienti : 7

Detyrat e punës:

  • Kontrollimi i ushqimit dhe higjenes në subjekte afariste ushqimore dhe subjekte hoteliere,
  • Kontrollimi i Institucioneve Edukative Arsimore dhe shëndetësore
  • Kontroll i paisjes me libreza sanitare dhe dhënja e pelqimeve sanitare
  • Kontroll e përgjithshme për respektim të Ligjit të Duhanit
  • Kontrollimi i ujit të pijes
  • Zbatimi i masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse
  • Shqyrtimi i kërkesave të pales
  • Kontrollimi i furrave të bukës
  • Punë dhe detyra tjera sipas urdhrit të Shefit apo Drejtorit.

Kualifikimi i nevojshëm arsimor ( aftësitë, përvoja si dhe shkathtësitë tjera që kërkohën për këtë vend të punës )

  • Diplomë universitare,
  • Mjekësisë Sanitare, Kimisë, Teknologji Ushqimore, Biologjisë dhe Farmacisë pa përvojë pune,
  • Aftësi komunikimi me kolegët, palët, eprorët dhe rrethin,
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion:
  • Njohja e programeve për punë ( Word, Excel, Power Point etj).

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr.037L-149 të Shërbimit Civil të
Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04:L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtuar e rekrutimit.

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë) ditë kalendarike, 27/07/2020 deri më 03/08/2020, nga data në
tabelën e shpalljes në hyrje të komunës dhe publikimit në ueb faqen zyrtare të Komunës.

Kohëzgjatja e angazhimeve është 5.5 muaj.

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit
kontaktues si dhe e-mail adresën. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të
konkursit nuk do të shqyrtohen.

Vendi ku mund të merren dhe të dorëzohen aplikacionet:

Në objektin e komunës, kati i parë sporteli nr.10 -12, gjatë orarit të punës.

Aplikacionit i bashkangjitën kopjet e dokumentacionit për kualifikim arsimor dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme për këtë vend pune, për të cilin konkurohet.

Shpallja e plote e punes.