
Përshkrimi
RN00008607
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/03/2022
Afati për aplikim: 11/04/2022 - 18/04/2022
Pozitat aktualisht të lira
Kodi | Nr. i Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni
- RPC0000585 | RN00006707 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7.5 | Komuna Viti
- RPC0001864 | RN00008063 | Zyrtar për Ndërtimtari | Profesional 2 | 7.5 | Komuna Viti
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Viti shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
- Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
- Institucioni Komuna Viti
- Nr. i Referencës RN00008607
- Kodi RPC0002395
- Data e njoftimit 15.03.2022
- Afati për aplikim 11.04.2022 - 18.04.2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton Projekte - propozime për ndërtim dhe rindertim
- Bën mbikeqyrjen, monitorimin dhe udhëheqjen e projekteve të ndryshme;
- Pranon dhe zgjidh kërkesat e dorezuara nga palet lidhur me ndërtimin dhe rindërtimin;
- Dalja në terren me qëllim të verifikimit të gjendjes faktike dhe realizimin e të njejtës;
- Ndihmon në pregaditjen e raporteve bazike dhe analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Pranon punën të jetë mbikqyres i projekteve të ndryshme.
- Jep sqarime profesionale komisioneve dhe drejtorive sipas detyres zyrtare.
- Punon edhe punë tjera që i përcakton eprori.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare
- Fakulteti i Ndertimtarisë, Fakulteti Arkitektures.
- Diplmat e marruna jashte shtetit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHTI.
- Përvoja e punës e kërkuar: së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Vërteimi i pervojes se punes
- Certifikata nga Gjykata qe nuk je nën hetime
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen