Inspektor/e i/e Tregut

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna Suharekë
Publikuar
25/04/2022
Skadon
09/05/2022
Lokacioni
Suharekë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008760
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 05/04/2022
Afati për aplikim: 26/04/2022 - 10/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002182 | RN00008389 | Inspektor i Tregut | Profesional 1 | 6 | Komuna Suharekë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Ekonomisë
  • Institucioni Komuna Suharekë
  • Nr. i Referencës RN00008760
  • Kodi RPC0002534
  • Data e njoftimit 05.04.2022
  • Afati për aplikim 26.04.2022 - 10.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Inspekton të gjitha bizneset se a janë të regjistruara dhe a posedojnë leje pune dhe ndalon përkohësisht  ushtrimin e veprimtarisë tregtare deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë punës inspektuese; 
  • Kontrollon dokumentet, dëshmitë dhe informatat sipas lëndës së mbikëqyrjes inspektuese si dhe kërkon  nga subjektet ekonomike ose nga të punësuarit e tyre që të përgatisin kopjet dhe dokumentet e  nevojshme; 
  • Kryen mbikëqyrje inspektuese në lokalet afariste, mjete transportuese dhe produkte; 
  • Kërkon nga subjekti i cili i nënshtrohet inspektimit ose të punësuarit e tij që t`i dorëzojnë të dhënat për  furnizuesit e tyre; 
  • Mbikëqyrë aktivitetet e subjekteve ekonomike gjatë shitjes së produkteve ose ofrimit të shërbimeve;
  • Kryen regjistrimin e mallrave ekzistuese në objektin afarist si dhe siguron dëshmi tjera të nevojshme;
  • Harton procesverbale gjatë punës inspektuese në subjektet ekonomike; 
  • Aplikon fletëparaqitjet për kundërvajtje, lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas dispozitave  ligjore në fuqi; 
  • Kryen edhe punë tjera të parapara me dispozitat ligjore në fuqi, sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe në  përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tij. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS-Fakulteti  Ekonomik, (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e  Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).(Të diplomuarit jashtë  vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHTi). 
  • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteteti Ekonomik 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje nga Gjykata që nuk është nën hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
17/05/2022
09/05/2022