Inspektor/e i/e Tregut

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna Skenderaj
Publikuar
06/06/2022
Skadon
20/06/2022
Lokacioni
Skenderaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009037
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 16/05/2022
Afati për aplikim: 06/06/2022 - 20/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001991 | RN00008192 | Inspektor i Tregut | Profesional 1 | 7 | Komuna Skenderaj

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Skenderaj shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Ekonomisë
  • Institucioni Komuna Skenderaj
  • Nr. i Referencës RN00009037 
  • Kodi RPC0002788 
  • Data e njoftimit 16.05.2022 
  • Afati për aplikim 06.06.2022 - 20.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Inspekton të gjitha bizneset se a jane te regjistruara dhe a posedojne leje pune dhe ndalon perkohesishte  ushtrimin e veprimtarise tregtare deri ne eliminimin e parregullsive te konstatuara gjate punes inspektuese:
  • Kontrollon dokumentet , deshmite dhe informatat sipas lendes se mbikqyrjes inspektuese si dhe kerkon  nga subjektet ekonomike ose nga te punesuarit e tyre qe te pergadisin kopjet dhe dokumentet e nevojshme;
  • Kryen mbikqyrje inspektuese ne lokalet afariste , mjetet transportuese dhe produkte;
  • kerkon nga subjekti i cili i nenshtrohet inspektimit ose te punesuarit e tij qe ti dorzojne te dhenat nga  furnizuesit e tyre; 
  • mbikqyre aktivitetet e subjekteve ekonomike gjate shitjes se produkteve ose ofrimit te sherbimeve;
  • kryen regjistrimin e mallerave egzistuese ne objektin afariste si dhe siguron deshmit tjera te nevojshme;
  • Harton procesverbale gjate punes inspektuese ne subjektet ekonomike; 
  • Aplikon fletparaqitjet per kundervajtje , leshon urdheresa dhe ndalesa te perkoheshme sipas dispozitave  ligjore ne fuqi; 
  • Kryen edhe pune te tjera te parapara me dispozitat ligjore ne fuqi sipas kerkeses se mbikqyresit dhe ne  perputhje me natyren e punes

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare Fakulteti Ekonomik me të paktën 180 kredi/ECTS

Kualifikime të posaçme formale:

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  1. Njohuri dhe përvojë në fushën që mbulon inspektorati i tregut; 
  2. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; 
  3. Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ; 
  4. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale; 
  5. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

23/06/2022
20/06/2022
20/06/2022
17/06/2022
14/06/2022