Inspektor/e i/e  Tokës  Bujqësore

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
07/12/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007895
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/11/2021
Afati për aplikim: 09/12/2021 - 20/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001503 | RN00007683 | Inspektor i  Tokës  Bujqësore | Profesional 1 7 Komuna Drenas | Sektori i  Përgjithshëm /  Drejtoria e  Inspekcionit 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Tokës
  • Institucioni Komuna Drenas
  • Nr. i Referencës RN00007895
  • Kodi RPC0001702
  • Data e njoftimit 18.11.2021
  • Afati për aplikim 09.12.2021 - 20.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Inspektimi i mënyrës se shfrytëzimit të tokës bujqësore dhe mbikëqyrjes, nëse toka   bujqësore shfrytëzohet për qëllime jo bujqësore;
  2. Mbikëqyrjen e ndotjes së tokës bujqësore nga ndotësit dhe urdhërimin e marrjes së masave për  parandalimin e ndotjes së tokës bujqësore; 
  3. Inspektimet e barnatorëve bujqësore dhe kontrollimi i imputeve  bujqësore (farërat, plehrat artificiale);
  4. Bënë marrjen dhe konfiskimin e mallit të dyshimtë (të dedikuar për bujqësi);  
  5. Inspektimin e produkteve bujqësore,qarkullimin e kafshëve dhe ushqimit për kafshë; 
  6. Inspektimi dhe parandalimi i sëmundjeve për kafshët dhe urdhërimi i izolimeve (karantina)për mos  përhapjen e sëmundjeve të kafshëve në bashkëpunim të ngushtë me DBPZHR.;
  7. Marrja e masave për shkelësit e Ligjit ( shqiptimi i gjobave dhe inicimi i fletë paraqitjeve kundërvajtëse në  Gjykatë dhe të kallëzimeve penale në Prokurori);
  8. Punët administrative në Drejtori. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:  Diplomë të studimeve Universitare më të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master  të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor) 

Fakulteti i Bujqësisë 

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara lidhur  me pozitën e shpallur;
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës;
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet  testimit me shkrim;
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjin e Inspektimeve dhe Rregullore të  aplikueshme që lidhen me fushën e bujqësisë.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Listime të ngjashme

17/01/2022
01/12/2021